Lajme
Lucern: Gjykohet shqiptari, ka shitur drogë me vlerë prej 3.5 milionë frangash
Ai kishte realizuar shitje të kokainës prej rreth 3.5 milionë frangash. Prokuroria kërkon dënim me dhjetë vjet burg dhe dëbim nga vendi për 15 vjet
Një trafikant i dyshuar droge në Zvicër duhet të përgjigjet sot para Gjykatës Penale të Lucernit. Ai mësohet se ka punuar për një bos droge shqiptar, transmeton albinfo.ch. Si “truri” kryesor në Zvicër, ai thuhet se ka marrë, paketuar dhe shitur dhjetëra kilogramë kokainë gjatë gjashtë muajve për bosin në fjalë.
Prokuroria Publike e akuzon 37-vjeçarin shqiptar për trafik droge në përmasa komerciale dhe në grup, pastrim parash dhe qëndrim të paligjshëm në Zvicër.
Ajo kërkon dënim me dhjetë vjet burg dhe dëbim nga vendi për 15 vjet.
Sipas aktakuzës, i akuzuari ka udhëtuar në Zvicër në shtator të vitit 2020 për të shlyer borxhet e lojërave të fatit që kishte nga “bosi i drogës” shqiptar, shkruan pilatus today. Në mars të vitit 2021 ai u arrestua në vendbanimin e tij në Reiden LU. Aty ndodhej edhe qendra e tregtisë së drogës për Zvicrën.
Sipas prokurorisë publike, në gjashtë muaj të akuzuarit kanë shitur 82 kilogramë përzierje kokaine, e cila përmbante rreth 61 kilogramë kokainë të pastër. Ai kishte realizuar shitje prej rreth 3.5 milionë frangash.
I akuzuari punonte në nivelin më të lartë të hierarkisë në Zvicër, por nuk kishte kompetenca vendimmarrëse. “Gjithçka kontrollohej nga Shqipëria”, thuhet në aktakuzë. “Bosi i drogës” njoftonte me telefon për dërgesat, tek të akuzuarit, përcjell albinfo.ch. Ai urdhëronte se kush çfarë sasie do të merrte, kur dhe me çfarë çmimi.
I akuzuari kishte fshehur kokainën në banesën e tij dhe në automjete, e ndante drogën dhe e paketonte, veç tjerash, edhe në çorape. Paratë që mblidhte ua jepte korrierëve ose ua dorëzonte agjencive të udhëtimit në Cyrih dhe Lucern. Pagat që i akuzuari merrte nga shefi i tij arrinin në 3000 franga në muaj.
Nga banesa dhe automjetet e tij policia ka sekuestruar mbi 100 mijë franga cash dhe mbi dy kilogramë përzierje kokaine. Siç shkruan prokurori publik, i akuzuari pranon se ka bërë trafik droge. Ai ndodhet në paraburgim.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?









