Lajme
Shqiptari që fitoi dy herë çmimin e studentit të dalluar në Universitetin e Berlinit
Në fusha nga më të ndryshmet kemi parë arritjet e të rinjve shqiptarë nëpër botë. Disa të njohura për publikun, e shumë prej tyre jo.
I riu që vjen nga Korça e Shqipërisë, Ardit Dvorani, i cili ka studiuar Inxhineri Mekanike Kompjuterike në Universitetin Teknik të Berlinit, ka fituar dy herë radhazi çmimin “Erwin-Stephan-Preis”.
“Çmimin e fitova në fund të studimeve Bachelor, pasi e përfundova në 5 semestra nga 6 sa janë, dhe me nota mbi mesataren. Po ashtu, të njëjtin çmim e fitova edhe në fund të Masterit, me nota shumë të mira”, tha ai në një intervistë për Albinfo.ch.
Ky çmim u dhurohet studentëve që përfundojnë studimet me nota mbi mesataren, në një kohë më të shkurtër se që parashihet në plan-programet studimore. Pra, në rast së studimet janë 6 semestrale dhe ato perfundohen në 5 semestra, studentet kanë shance më të larta për ta fituar këtë çmim.
Por, sa ka qenë i vështirë një rrugëtim i tillë drejt përfundimit të studimeve në kohë rekorde, e tregon vetë ai.
“E vështirë do të thoja së ka qenë të përfundohen studimet para kohës së paraparë, por prap varet nga studenti, në qoftë se të pëlqen ajo që bën, ajo që studion, atëherë gjithçka është më e lehtë. Thjeshtë, duhet të jesh i motivuar që të mbarosh gjërat në kohë, t’i vësh qëllime vetës dhe të kesh prioritete. Sepse gjatë kësaj kohë humbet shumë nga jeta shoqërore, nuk ke shumë mundësi të takohesh me studentët e tjerë, me shokët dhe shoqet, pra janë në pyetje prioritetet”, u shpreh Arditi për Albinfo.ch.
Ndersa, si i ri që është rritur në Shqipëri, dhe ka përfunduar aty shkollimin fillor e të mesëm, ai tregon për sfidat e studimit jashtë vendit.
“Ne Gjermani kam ardhur pas maturës, do të thot një vit kam bërë për gjuhën dhe studim për njohjen e maturës, sepse kjo na është kërkuar më parë studentëve nga Shqiperia. Mendoj se gjuha është pengesa më e madhe në studime, sepse edhe sado që të kesh mësuar nëpër kurse, përballja me gjuhën teknike në universitet vitin e parë është shumë e madhe. Dhe kjo ka qenë një nga vështiresitë me të medha për mua. Po ashtu, një pengesë tjetër është mentaliteti, se kur vjen nga një vend tjeter ke një tjetër imazh për botën. Por e mira në Berlin është se kultura është shumë universale, vijnë studentë nga shumë vende të botës, dhe këto ndryshime pastaj janë si të barazuara.”
Ndryshe, Ardit Dvorani tha se zgjodhi Gjermaninë për të studiuar, pasi që sistemi arsimor është shumë i zhvilluar.
“Gjermania është një nga vendet më të zhvilluara në Europë, sistemi arsimor gjithashtu është shumë i zhvilluar dhe social, Por, edhe zhvillimet kërkimore që bëhen në universitetet gjermane, ishin arsye të forta për të zgjedhur këtë vend për të studiuar”, përfundoi ai.
Pas përfundit të studimeve, Arditi ka filluar të punojë si inxhier, në një firme që merret me prodhimin e paisjeve mjeksore në Gjermani, dhe në të njëjtën kohë po promovohet për një projekt në fakultetin e ‘Kontrollit te sistemeve’.
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes














