Tematike
Kishte therur një të moshuar – shqiptari çohet në psikiatri, por nuk dëbohet nga Zvicra
Ndryshe nga gjykata e rajonit, gjykata e lartë vendosi që shqiptari të mos largohet nga Zvicra pas mbarimit të masës spitalore
Personi që kishte goditur me thikë një person dhe kishte kërcënuar disa të tjerë, para Migros-it në Biel/Bienne duhet të shkojë në psikiatri. Gjykata e Lartë (Kantonale) e Bernës ka mbështetur sot vendimin e Gjykatës Regjionale. Por ai, një shqiptar sot 55-vjeçar, lejohet të qëndrojë në Zvicër.
Rreth dy vjet më parë, atëherë 53-vjeçari kishte trembur njerëzit në qendër të qytetit Biel/Bienne: ai kishte goditur me thikë një të moshuar pranë filialës së Migros-it në Kreuzplatz. I goditur mezi kishte mbijetuar, transmeton albinfo.ch.
Dorasi qe arratisur por duke vazhduar të tundte thikën e përgjakur dhe të trembte kalimtarët – derisa policia e ndaloi.
Gjykata rajonale Bernë-Jura-Seeland e pati shpallur atë të papërgjegjshëm penalisht në fillim të prillit dhe pati urdhëriar një masë kujdesjeje stacionare, shkruan bieletragblatt.ch.
Ky vendim u la në fuqi sot nga gjykata më e lartë, përcjell albinfo.ch. Autori ndodhet në paraburgim në burgun e Thunit që prej vitit 2019.
Por, me vendimin e ri, i dënuari duhet ta bëjë terapinë në një klinikë psikiatrike. Nga ana tjetër, ndryshe nga gjykata e rajonit, gjykata e lartë vendosi që shqiptari të mos largohet nga Zvicra pas mbarimit të masës spitalore. Gjykata Rajonale, më parë kishte vendosur dëbimin e tij nga Zvicra për dhjetë vjet, përcjell albinfo.ch. Por kjo masë tani është hequr nga gjykata e lartë.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025













