Integrimi
Votoni që Senat Iseni të marrë çmimin “Prix Courage”
Ai, më 16 dhjetor 2014 e kishte shpëtuar në sekondën e fundit nga vdekja e sigurt një person të dehur, i cili kishte rënë në binarët hekurudhorë ndërkohë që treni po afrohej
Më 18 tetor, këtë të dielë, përmfundon afati për ata që duan të votojnë online ose me telefon për ndarjen e çmimit “Prix Courage”. Ky çmim për guximin qyytetar ndahet më 30 tetor dhe njëri ndër 7 kandidatët në nivel të Zvicrës është edhe bashkatdhetari ynë nga tetova, Senat Iseni.
Senati duke folur për albinfo.ch thotë se falënderon të gjithë ata që kanë votuar për të dhe shpreson se kjo do të shpërblehet duke iu ndarë çmimi prestigjioz.
Ndarja e këtij çmimi ka rëndësi jo vetëm për vetë Senatin por edhe për gjithë komunitetin e këtushëm shqiptar, duke ndihmuar në përmirësimin e imazhit të tij në shoqërinë zvicerane.
“Prix Courage” që nga viti 1997 ndahet nga redaksia e revistës “Beobachter” për qytetaren ose qytetarin më të guximshëm të vendit. Ajo ose ai person (ose edhe organizatë), që përzgjidhet për të fituar këtë çmim, e ka merituar atë me ndonjë veprim të guximshëm, vetëmohues, duke shpëtuar tjetrin ose duke i sjellë shoqërisë ndonjë të mirë tjetër.
Në mesin e të nominuarve dhe fituesve të këtij çmimi deri tash ka pasur disa herë edhe shqiptarë nga Zvicra. Për vitin 2012 atë e kishin fituar dy të rinj shqiptarë: Shqiprim Olluri dhe Dines Xhaferi nga fshati Badasingen i Thurgaut dhe zvicerani Ramon Amrhein nga Pfäfikoni i Cyrihut. Ata ishin shpërblyer për guximin dhe vetëmohimin e treguar duke i shpëtuar jetën një babai 46 vjeçar të dy fëmijëve i cili po mbytej në lumin Rajna në Diesenhofen
Vitin e kaluar ka qenë Fitore Kastrati, një nxënëse 16 vjeçe nga Hombrechtikon-i i Cyrihut, e cila pati marrë së bashku me shoqen e saj zvicerane çmimin për të rinj “Prix Courage”.
Senat Iseni është shqiptar nga Maqedonia, me qëndrim në Dietikon të Cyrihut. Ai ka 29 vjet dhe punon në një kiosk ku shiten pjekurinat “Brezel”, në stacionin jhekurudhor Stadelhofen të Cyrihut, fare pranë binarëve të trenit.
Ai, më 16 dhjetor 2014 e kishte shpëtuar në sekondën e fundit nga vdekja e sigurt një person të dehur, i cili kishte rënë në binarët hekurudhorë ndërkohë që treni po afrohej. Senati nuk kishte menduar dy herë por me guxim dhe përqendrim të madh e kishte nxjerrë personin në fjalë nga rreziku akut i shkeljes prej trenit.
Të nominuarit tjerë janë: Petra dhe Bruno Zürcher nga Buchs-i (ZH), Alexander Marx nga Vulpera (GR), Mussie Zerai nga Erlinsbach-u (SO), Erna Niedermann nga Flawil-i (SG) dhe Bianca Keller nga Dietischwil-i (SG).
Me çmimin e përmendur është e lidhur edhe shuma prej 15.000 frangash. Fituesin e përcakton publiku përes votimit online, me telefon ose me sms-a por edhe juria e udhëhequr nga deputetja e SP/PS-së Pascale Bruderer.
Ata që duan të votojnë për Senatin, këtë mund ta bëjnë duke u lidhur me këtë link:
ose me thirrje nga numri i telefonit fix në: 0901 595 586 (kushton 70 centë) apo me
SMS me tekstin PRIX 6 në 970 (70 centë)
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit














