Shkurt.ch
Shqiptari shpëton fqinjët nga zjarri
Falë veprimit të guximshëm të Safet Hisenit, "heroit nga Sirnachu", askush nuk ka pësuar nga zjarri
Ishte ora 3, vonë pas mesit të natës, të shtunën e javës së kaluar. Punëtori mekanik, 42 vjeçari Safet Hiseni, po flinte në gjumë të thellë, deri sa e shoqja, Xhezidja, e zgjon, në panik. “E kam dëgjuar një krismë të mbytur dhe pastaj diçka si vetëtimë e ka ndriçuar gjithë banesën”, ka treguar Xhezidja për blick.ch. zjarri qe vënë para derës së banesës së familjes nga Kosova.
“Dhoma e djalit tim 9 vjeç është menjëherë pranë derës së hyrjes. Së pari e kam marrë djalin dhe e kam bashkuar gjithë familjen në dhomën e ditës”, tregon Hiseni.
Fillimisht mendova se e gjithë ndërtesa ishte në flakë. menjëherë më shkoi mendja te të gjithë fëmijët që banojnë në ndërtesë. Duhej t`i lajmëroja të gjithë, citon Blick Safet Hisenin, të cilin e quan “heroi nga Sirnachu”.
Ai menjëherë ka alarmuar policinë dhe zjarrfikësit, pastaj ka kërcyer nga ballkoni në përdhese, ka vrapuar te hyrja e nërtesës dhe u ka rënë zileve të të gjithë banorëve. “I kam shtypur të gjitha zilet sepse porta e ndërtesës ishte e mbyllur”.
Falë veprimit të guximshëm të Hisenit, askush nuk ka pësuar nga zjarri.
Ndërkohë është kuptuar se policia ka gjetur shenja të zjarrvënies së qëllimshme të dikujt para banesës së kosovarit. A mund të jetë fjala për sulm kundër familjes?
Për Safet Hisenin kjo është një goditje e papritur. “Unë e merrja me mend se zjarri do të ketë shpërthyer nga ndonjë cigare e ndezur. Por, që dikush të ketë vënë zjarr në mënyrë të qëllimshme, kjo është keq! Kush do t`i bëjë diçka të tillë familjes sime? Unë nuk kam armiq, nuk i kam borxh askujt. Mos ka qenë dikush që urren të huajt?”
Ende është e paqartë nëse zjarri ishte drejtuar kundër familjes Hiseni. Fqinjët supozojnë se mund të jetë fjala për një akt hakmarrjeje të një ish banuesi 30 vjeçar kundër ish mikeshës së tij që banon në këtë ndërtesë.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale














