Lajme
Shqiptarja emërohet në nivelin më të lartë të administratës amerikane
Dikur emigrante, sot mban postin e ndihmës-sekretares në Departamentin e Sigurisë së Brendshme në SHBA.
Shqiptarja Eva Milliona është emëruar ndihmës-sekretare në Departamentin e Sigurisë së Brendshme në SHBA.
Është posti më i lartë që e ka mbajtur ndonjëherë në administratën amerikane një shtetas shqiptar, i lindur në Shqipëri, raporton gazeta “Tema”, përcjell Albinfo.ch.
Milliona ka studiuar drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitet 1980-ta dhe ka shënuar një bilanc të madh arritjes në karrierën e saj.
Në Shqipëri, ajo ka praktikuar të drejtën civile dhe penale para se të bëhej gjyqtarja më e re e rrethit e emëruar ndonjëherë në Gjykatën e Rrethit të Tiranës. Shërbeu nga viti 1989 deri më 1992.
Pasi emigroi në SHBA, ajo drejtoi programin e rivendosjes së refugjatëve në Massachusetts Qendror dhe më pas në vitin 1999 u bashkua me MIRA (Massachusetts Immigrant and Refugee Advocacy Coalition), duke shërbyer fillimisht si drejtoreshë e politikave dhe avokatisë e më pas si zëvendësdrejtoreshë.
Ka marrë çmime të shumta për avokatinë e për udhëheqjen, përfshirë çmimin prestigjioz Outsanding American by Choice në vitin 2009 nga Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së dhe Çmimin e Drejtësisë Sociale të Bankës Wainwright në vitin 2010./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













