Lajme
Shqiptarja nga Kosova, në mesin e viktimave të talibanëve
Televizioni Klan Kosova njofton se identiteti i viktimës kosovare në Afganistan është Zylfie Bytyçi nga Ferizaj
Sipas njoftimeve që fillimisht i ka dhënë CNN dhe të cilave u janë referuar edhe medie shqiptare, në mesin e viktimave si pasojë e një sulmi vetëvrasës të talebanëve në Afganistan, është edhe një shqiptare nga Ferizaj.
Një autobus i blinduar ushtarak i NATO-s është sulmuar të shtunën në Kabul nga një sulmues vetëvrasës me makinë bombë, ka njoftuar CNN.
Ndërkohë, televizioni Klan Kosova, njofton se identiteti i viktimës kosovare në Afganistan është Zylfie Bytyçi nga Ferizaj, e cila deri në vitin e kaluar ka punuar në kampin Bondstill, kurse pastaj ka shkuar për të punuar në Afganistan nëpërmjet një firme amerikane.
Sulmi ka shkaktuar vdekjen e më së paku 13 njerëzve, ndërsa në autobus mund të ketë pasur edhe kosovarë të tjerë, të cilët mësohet se kanë shpëtuar e mund të ndodhë që edhe janë lënduar.
Ferizajasja e re punonte për një kompani private të kontraktuar nga ushtria amerikane, përfaqësues të së cilës kanë njoftuar familjen e saj për ngjarjen e rëndë.
Sulmin e kanë marrë përsipër talibanët.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










