Gruaja
Shqiptarja nga Zvicra përfaqëson bukurinë e Kosovës në Kore
Liridona Uka është bukuroshja shqiptare që do ta përfaqësojë Kosovën në “Miss First Beuty World 2014” që do të mbahet më 9 dhjetor në Kore. Nga Koreja për albinfo.ch 23-vjeçarja tregon për ditët dhe përgatitjet që po i bën para finales.
Është e lindur në Zvicër, por në zemër e ka Kosovën. Liridona Uka nuk është e panjohur për publikun shqiptar. Me modelim ajo merret që prej moshës 16-vjeçare. Pos sfilatave të shumta, ajo ka arritur t’ua rrëmbejë çmimin e parë vajzave të Dukagjinit, duke fituar në spektaklin “Top model Dukagjini 2009”. Po ashtu Liridona është zgjedhur edhe “Miss Zvicra – Shqiptare” në një spektakël të organizuar nga bashkatdhetarët tanë këtu. Ka marrë pjesë edhe në videoklipin e këngëtarit Edi Gjakova, kurse prej kohësh është modele e agjencisë “Bora Balaj Fashion”, e njohur për kreacionet e saj për veshje kombëtare dhe fustane solemne.
Sukseset e shumta në fushën e modelimit dhe spektakleve të bukurisë e kanë bërë 23-vjeçaren Liridona Uka të zgjedhet si bukuroshja më e denjë për të përfaqësuar Kosovën në spektaklin e bukurisë “Miss First Beuty World 2014” në Kore. Ajo ka disa ditë që është duke qëndruar atje dhe duke u përgatitur për finalen e madhe që do të mbahet më 9 dhjetor të këtij viti. Për albinfo.ch Liridona na tregon për çastet që është duke i kaluar atje. “Ftesa për të përfaqësuar Kosovën më ka ardhur nga drejtori nacional i Kosovës, Shpejtim Zejneli. E pranova me shumë gëzim dhe ndihem krenare që kam fatin të përfaqësoj shtetin tonë, Kosovën”, shprehet ajo me krenari. Uka, gjatë ditëve sa është në Kore, së bashku më vajza të tjera kanë vizituar vende të ndryshme. Sipas saj, konkurrenca është shumë e madhe, por si shqiptare që është, nuk e ka ndërmend të dorëzohet. “Jemi 23-vajza dhe po kalojmë mirë së bashku. Unë jam në një dhomë me përfaqësuesen nga Filipinet, e cila e njeh paksa gjermanishten dhe po kuptohemi shumë mirë me njëra-tjetrën. Ka filluar t‘i mësojë edhe disa fjalë shqip. Konkurrenca është e madh, por si shqiptare që jam, nuk do të dorëzohem”, tregoi ajo për albinfo.ch.
Gjatë paraqitjes së saj në finale, ajo do të sfilojë me veshje kombëtare të dizajnuara nga Bora Balaj. Ndërkohë, me vete ka marrë edhe flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar. “Në mes të flamurit është Shqiponja, kokën lart e shumë krenar, t’i themi botës se jemi shqiptarë”, theksoi ajo për të vazhduar tutje. “Sa herë që e shoh flamurin kombëtar, kam një ndenjë të veçantë, prandaj kudo që shkoj atë e marr me vete”, u shpreh ajo.
Liridona Uka është shumë ambicioze për të fituar garën në këtë spektakël, ndërsa pas këtij spektakli ajo pret një ofertë për të reklamuar në Brazil. Përveç angazhimeve me modelim, Dona punon për dyqane të veshjeve të firmave më të shtrenjta në botë, ndërkohë i ndihmon edhe babait të saj në menaxhimin e picerisë “Romantika” në Klingnau të Zvicrës.
Arben Gjinaj
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar





















