Lajme
Shqiptarja nga Zvicra, Verona Gjinaj, garon në Kampionatin Botëror të Taiboksit në Mynih
Kampionati Botëror i Taiboksit fillon të enjten në Mynih. Verona Gjinaj nga Kriens i Zvicrës tashmë është aty. Dy herë kampionia e Zvicrës dëshiron të fitojë titullin botëror të kësaj gare
Verona Gjinaj ka arritur sukses të madh në karrierën e saj të re në taiboks. Me arritjet e saj të jashtëzakonshme, ajo u bë dy herë kampione e taiboksit në Zvicër. Tani e pret sfida e radhës: Kampionati Botëror ISKA në Mynih. Verona në këtë garë përfaqëson Shkollën e Arteve Merciale “Bajrami” në Lucern.
Kampionati Botëror ISKA është një ngjarje shumë e respektuar në taiboks. Aty do të takohen sportistë më të mirë nga e gjithë bota. Më këtë rast, Verona do të ketë shansin të konkurrojë me taiboksierë të talentuar ndërkombëtarisht dhe të demonstrojë aftësitë e saj.
Kampionia më e re e Zvicrës në këtë sport, Verona Gjinaj, tashmë është vendosur në Mynih të Gjermanisë. Ajo atje nuk është për shëtitje, por për të ndjekur ëndrrën e saj. “Përgatitjet kanë filluar që disa kohë më parë. Jam e gatshme për të fituar të gjitha ndeshjet. E di që nuk do të jetë e lehtë, por unë kam ardhur në Mynih për të fituar”, thotë për albinfo.ch, 19-vjeçarja me prejardhje nga komuna e Gjakovës.
Bashkë me Veronën në Mynih, përveç familjes së saj, është edhe ish-kampioni i botës në boks, tashmë trajneri i Veronës, Tefik Bajrami.
Në një postim në Facebook, trajneri Tefik Bajrami, i cili udhëheq edhe Shkollën e Arteve Merciale “Bajrami” në Lucern, shkruan:
“Zonjusha e hekurt, Verona Gjinaj, do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Taiboksit në Mynih nga data 18 deri më 22 tetor. Ne jemi përgatitur dhe të gatshëm për këto duele. Përgatitjet tona kanë qenë intensive dhe më shumë seriozitet për këtë kampionat. Verona është përgatitur shumë për këtë event dhe është e gatshme të demonstrojë aftësitë e saj në nivelin më të lartë. Ne kemi besim se ajo do të mbajë lart flamurin e ekipit dhe do të na bëjë krenarë”, ka thënë trajneri Bajrami, përcjell albinfo.ch.
Deri më tani, Verona ka arritur nëntë fitore në dhjetë meçe. “Në moshën 15-vjeçare u bëra kampionia më e re zvicerane dhe tre vjet më vonë fitova sërish kampionatin zviceran”, thotë ajo.
Verona në Mynih do të garojë në peshën 60 kilogramë, por sa fitore i duhen deri në finale, këtë ende nuk e di. “Do të doja të fitoja titullin. Do të ishte dhurata më e mirë për punën dhe mbështetjen e trajnerit tim dhe prindërve të mi. Jam e sigurt që do të luftoj me gjithë forcën time që ata t’i bëj të lumtur ”, nënvizon Verona Gjinaj.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











