Kosova

Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani

Ita Gani thotë se situata është e rënduar, ndërsa në veri të Izraelit po sulmon paralelisht edhe Hezbullahu nga Libani.

Shqiptarja që jeton dhe vepron në Izrael, Ita Gani, ka bërë të ditur se gjatë natës vendi është përballur me katër sulme nga Irani, duke e përshkruar situatën si të vështirë dhe të tensionuar, përcjell albinfo.ch.

Në një lidhje në emisionin “Ora Shtatë”, Gani tha se përveç sulmeve nga Irani, situata komplikohet edhe më tej pasi Hezbullahu nga Libani po sulmon paralelisht në veri të Izraelit.

“Situata vazhdon të jetë e vështirë. Mbrëmë natën kemi pasur katër sulme nga Irani dhe ajo që e bën ndryshe këtë luftë në këtë moment është se kemi edhe Hezbullahun e Libanit që paralelisht gjuan në veri të Izraelit”, u shpreh ajo.

Gani theksoi gjithashtu se një ndryshim i rëndësishëm në këtë konflikt është se Izraeli paralajmëron paraprakisht qytetarët në zonat ku planifikon të kryejë sulme, me qëllim që ata të largohen dhe të shmangen viktimat civile.