Muzikë
Shqiptarja që mahniti jurinë e “The Voice Kids” në Belgjikë, kualifikohet në finale
Shqiptarja që mahniti publikun me paraqitjen e saj është favorite për të fituar edicionin e sivjetmë të “The Voice” në Belgjikë , shkruan albinfo.ch.
Shqiptarja Gala Aliaj, me zërin e saj doli mahnitëse dhe u bë temë diskutimi në tërë Belgjikën dhe Gjermaninë për ngjyrat e zërit të saj dhe mjeshtrinë e këndimit.
Vajza e artistit shqiptar Robert Aliaj, Gala, ka marrë vlerësime maksimale nga juria e “The Voice Kids” në Belgjikë, transmeton albinfo.ch.
Vajza e vogël, Gala, ka mahnitur jurinë e “The Voice Kids”, duke shkëlqyer në fazën e audicioneve duke kaluar me sukses një pas një të gjitha fazat, ndërsa tani ka arritur në finalen e madhe të këtij spektakli.
Gala konkurroi me këngën “Don’t know why” të Norah James dhe bëri që të katër anëtarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore. Ajo me performancën e saj ka bërë që publiku dhe juria e “The Voice” të ngrihet në këmbë, transmeton albinfo.ch.
Fitorja e parë e Galës në këtë show bëri që familjarët e saj të emocionoheshin, e sidomos babai i saj, Roberti. Arritjen e më të voglës së familjes Aliaj e shpërndau në “Instagram” Arbër Çepani. Arbëri shkruan i bindur se ajo do të arrijë majat e suksesit botëror dhe se ka bërë krenar fisin e tyre.
Duhet theksuar se ajo në gjysmëfinale këndoi këngën e njohur “Stop The Flame”, të artistes së famshme Celeste.
Interpretimi i shkëlqyer i siguroi asaj finalen në këtë spektakël, i cili nisi me audicionet e fshehura rreth gjashtë muaj më parë.
Lajmin për këtë sukses e ka bërë të ditur vetë babai i Galës, Roberti, përmes një videoje të performancës së saj, të publikuar në rrjetin social Instagram. /Albinfo.ch
https://www.instagram.com/p/CEukVubDrLs/
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41













