Lajme
Mbyllet fabrika e Kinder në Belgjikë
Autoritetet belge urdhëruan të premten mbylljen e fabrikës së çokollatave Kinder, pas dyshimeve për praninë e salmonelës në produktet e saj.
Vendimi, por edhe shqetësimet e qytetarëve për shëndetin, përbëjnë një goditje të fortë për kompaninë mëmë të Kinder, italiania Ferrero dhe vjen në sezonin e Pashkës, kur vezët e saj blihen masivisht në supermarkete.
“Erdha për të bërë pak Pazar dhe do ta përdor këtë mundësi për të marrë disa vezë çokollate, që do t’ua jap nipërve të mi pas pak ditësh. Por mësova se është rreziku i salmonelës”, tha një qytetare.
Kompania Ferrero ndau një deklaratë ku kërkonte falje për përhapjen e rasteve të salmonelës dhe njoftonte pezullimin e operacioneve të fabrikës së saj në qytetin Arlon, në jug-lindje të Belgjikës./Euronews.al
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë














