Lajme
Shqyrtohet bllokimi i mallrave serbe nga vendet e treta
Kjo masë, sipas ministres Kusari, do të merret për të detyruar Serbinë që të pranojë vulën doganore të Kosovës
Mallrat me origjinë nga Serbia mund të futen në Kosovë përmes Malit të Zi e Maqedonisë, pasi që vendimi i Qeverisë së Kosovës, ndalon vetëm mallrat që futen në tregun e Kosovës me vulë doganore të Republikës së Serbisë.
Por, sipas minitres Mimoza Kusari – Lila, importuesit e mallrave serbe, nuk duhet ta teprojnë me shfrytëzimin e rrugëve alternative.”Nëse rritet fluksi i tyre, duke u futur në Kosovë përmes vendeve të treta, siç është Maqedonia e Mali i Zi, atëherë do të shihet dhe mundësia e bllokimit”, ka thënë Kusari-Lila
Kjo masë, sipas saj, do të merret për të detyruar Serbinë që të pranojë vulën doganore të Kosovës. Aplikimi i masave të reciprocitet sipas saj nuk do të diskutohet në CEFTA pasi që të dyja palët kanë marrë të njëjtin vendim, por pritet të zgjidhet në mes të dyja shteteve.
Ndërmarrjen e këtyre masave e ka vlerësuar si të guximshme komuniteti i biznesit.
Por, sipas tyre duhet të lëshohet pe për kamionët që janë ndaluar në pikën kufitare në Merdar më 21 korrik dhe pas lejimit të kësaj ngarkese të fillohet me embargo kundrejt Serbisë.
Kreu i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka kërkuar që të lejohen të futen në treg kamionët që kanë dokumentacion përcjellës të datës 20-21 korrik pasi që, sipas tij, ekziston rreziku të futen ilegalisht në vend.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












