Bota
Shtatori edhe më i nxehtë: Rreziku nga ngrohja globale
Ngrohja globale po zgjeron valët e nxehtit drejt shtatorit e madje edhe tetorit në Evropë, duke rritur rrezikun për ngjarje të motit ekstrem si përmbytjet, stuhitë e fuqishme dhe zjarret
Evropa po përgatitet për një fillim të pazakontë të shtatorit me temperatura shumë më të larta se normalja, pas një vere nën efektin e valëve të nxehtësisë dhe thatësirës në juglindje të kontinentit.
Në fillim të muajit, pritet që temperaturat të jenë 5 deri në 8 °C mbi mesataren 30-vjeçare në pjesën kontinentale, sipas të dhënave të Atmospheric G2.
Gjermania Jugore, Ballkani, Ukraina dhe vendet baltike do të ndiejnë ngrohtësinë më të fortë, sipas meteorologëve të Maxar Technologies, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Ngrohja globale po zgjeron valët e nxehtit drejt shtatorit e madje edhe tetorit në Evropë, duke rritur rrezikun për ngjarje të motit ekstrem si përmbytjet, stuhitë e fuqishme dhe zjarret.
Por kushtet më të buta mund të vonojnë gjithashtu fillimin e sezonit të ngrohjes, siç ndodhi në 2023.
Shtatori është i rëndësishëm për tregtarët e energjisë, pasi kontratat për sezonin e ngrohjes negociohen në fund të muajit. Kërkesa e lartë për ftohje çoi çmimet e energjisë në nivele rekord në Itali gjatë gushtit, por dimri pritet të sjellë provën më të vështirë për të gjithë rajonin.
Gjendja e thatësirës do të vazhdojë edhe në shtator në disa zona, duke përfshirë pjesën më të madhe të Iberisë, Ballkanin dhe Evropën Lindore, sipas ekspertëve. Në gjysmën e dytë të muajit, perspektiva mbetet e pasigurt, pasi varet nga ndikimi i Atlantikut të ngrohtë dhe shfaqja e fenomenit La Niña. Temperaturat e larta të oqeanit kanë qëndruar në nivele të larta për disa muaj dhe historikisht kanë ngrohur Evropën gjatë shtatorit.
Valët e sistemeve tropikale mund të japin efekte “surprizuese” për shtatorin, duke goditur Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Iberinë me reshje të dendura dhe erëra të forta, sipas meteorologëve të AccuËeather. Javën e shkuar, pasojat e Uraganit Ernesto shkaktuan paralajmërime meteorologjike për Skocinë, ndërsa Stuhia Lilian mbërriti nga Oqeani Atlantik drejt brigjeve skoceze.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41












