Lajme
Shtëpia e lindjes së Rugovës futet nën mbrojtje të shtetit
Shtëpia ku ka lindur ish- presidenti Ibrahim Rugova, në Cërcë të Istogut, do të konsiderohet monument arkitektonik nën mbrojtje të shtetit.
Me të përmbyllet lista prej 930 monumenteve të trashëgimisë kulturore, të cilat kanë hyrë nën mbrojtje të përkohshme, raporton “Koha Ditore”.
Para saj është edhe kompleksi i shtëpive të Jasharajve në Prekaz të Skenderajt.
I pari i Kulturës në vend, Memli Krasniqi, ka vënë firmën e tij në këtë listë, që përmban, përveç këtyre, edhe shumë kulla, konakë, shtëpi banimi, xhami, kisha, tyrbe, teqe, e lokalitete arkeologjike.
Ministrisë së Kulturës i janë dashur 10 vjet që të përfundojë fazën fillestare të identifikimit të monumenteve të cilat do t’i futë nën mbrojtje të përhershme. Lista e përkohshme, një kopje të së cilës e ka siguruar “Koha Ditore”, është hapi i parë në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













