Lajme
Shqiptari ekstradohet nga Serbia, me kërkesë të gjyqësorit të Ticinos
Ishte arrestuar nga autoritetet serbe në tetor të vitit të kaluar dhe qe ekstraduar në Zvicër në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar në Ticino
Prokurorët dhe policia kantonale njoftojnë se një shtetas shqiptar 44-vjeçar me banim në Shqipëri ndodhet në paraburgim në Kantonin e Ticinos që prej datës 11 janar 2022 si pjesë e një hetimi për drogën, transmeton albinfo.ch.
Ai ishte arrestuar nga autoritetet serbe në tetor të vitit të kaluar dhe qe ekstraduar në Zvicër në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga gjyqësori i Ticinos.
44-vjeçari dyshohet se viteve të fundit është përfshirë në një tregti të madhe heroine dhe kokaine në Ticino, shkruan polizeinews.ch.
Ai akuzohet se ka kryer një vepër të rëndë penale sipas ligjit federal për narkotikët dhe pastrimin e parave.
Hetimi – i cili është pjesë e një sërë hetimesh që çuan në arrestimin e një shtetasi zviceran 56-vjeçar me banim në rajonin e Luganos në shkurt 2021 – po koordinohet nga prokurorja Margherita Lanzillo.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa Shërbimi hekurudhor në linjën Bern–Thun është aktualisht i ndërprerë. Shkak është një aksident personal midis stacioneve... -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër













