Lajme
Maqedonasit nga sot mund të hyjnë në Bullgari me test negativ PCR
Shtetasit e Maqedonisë së Veriut prej sot do të mund të hyjnë në Bullgari me test negativ për COVID-19.
Ky vendim erdhi si rezultat i lehtësimit të masave nga ky shtet.
Përveç shtetasit e Maqedonisë së Veriut, me test negativ për koronavirus jo më të vjetër se 72 orë, në Bullgari do të mund të hyjnë edhe shtetasit e Serbisë, Moldavisë, Izraelit dhe Kuvajtit, përcjell albinfo.ch.
Vendimi sipas qeverisë bullgare, është marrë në lidhje me kërkesat e sektorit të turizmit atje.
Për dallim nga Bullgaria, Greqia e ka vazhduar ndalesën për hyrjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut deri më 31 korrik.
E-Diaspora
-
Leona Krasniqi, krenaria shqiptare në garën për Miss Belgium 2026 E reja nga Antwerpeni synon të shkëlqejë në një nga konkurset më prestigjioze të bukurisë në... -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit
Jeta në Zvicër
-
Edhe 10 vjet ndalesë për “Hamas”-in në Zvicër Periudha e vlefshmërisë së ndalimit të Hamasit në Zvicër, e cila ka qenë në fuqi prej... -
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025












