Lajme
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndesin 20 vjetorin e rivendosjes se marrëdhënieve me Shqipërinë
Data 15 mars 2011 ka përkuar me ditën e rivendosjes së marrëdhënieve ndërmjet Sheteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Me rastin e këtij viti jubilarë, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton i ka dërguar një mesazh-urimi popullit shqiptarë, ku ndër te tjera thekson se Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te vazhdojnë të jenë një partner konstruktiv i Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.
“Në emër të Presidentit Obama dhe popullit amerikan, i dërgoj urimet më të mira popullit të Shqipërisë teksa dy popujt tanë shënojnë njëzetë vjet të marrëdhënieve të rivendosura diplomatike më 15 mars. Pas një ndërprerjeje prej 52 vitesh, viti 1991 ishte vërtet një fillim i ri – jo vetëm për marrëdhëniet tona dypalëshe, por edhe për zhvillimin e Shqipërisë si një vend demokratik dhe një partner ndërkombëtar. Kjo ditë përkujton partneritetin tonë, na kujton përparimin e bërë dhe nënvizon premtimin e së ardhmes së Shqipërisë, sidomos ndërkohë që ju ndërmerrni hapat e nevojshëm për të arritur synimin e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, thuhet ne mesazhin e dërguar nga Hillari Klinton.
Nga ana tjeter, sekretarja amerikane e shtetit ka përshëndetur edhe përkushtimin dhe kontributet e Shqipërisë në rajon dhe me gjërë, ndërsa i ka bërë thirrje klasës politike që t’i rikthehet dialogut dhe te forcojnë sundimin e ligjit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana










