Lajme
Shtetet evropiane do ta furnizojnë Ukrainën me armë të avancuara
Aleatët e Ukrainës, të udhëhequra nga NATO, kanë njoftuar dërgimin e armëve të avancuara të mbrojtjes ajrore në Kiev
Pas një morie sulmesh raketore ruse në Kiev, aleatët e Ukrainës, të udhëhequra nga NATO, kanë njoftuar dërgimin e armëve të avancuara të mbrojtjes ajrore, përcjell albinfo.ch.
Armatimi i premtuar nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca dhe Holanda, përfshijnë raketa dhe radarë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë një premtim të ngjashëm. Një sistem i teknologjisë së lartë nga Gjermania tashmë është në Ukrainë, shkruan BBC-ja.
Premtimet vijnë pasi aleatët e Ukrainës nga 50 vende takohen në selinë e NATO-s në Bruksel.
Kievi e përshëndeti samitin si “historik”.
Disa orë më vonë granatimet ruse goditen qytetin jugor të Mykolaivit të enjten në mëngjes, thanë zyrtarët.
Kryetari i Bashkisë së qytetit, Oleksandr Senkevich, tha se qyteti ishte i “granatuar masivisht” rreth orës 1, sipas orës lokale.
“Një ndërtesë banimi pesëkatëshe u godit, dy katet e sipërme u shkatërruan plotësisht. Ekipet e shpëtimit po punojnë në vend”, tha ai.
Ka qenë një javë veçanërisht intensive në Ukrainë, të hënën dhe të martën, ajo pa disa nga bombardimet e saj më të rënda ruse në muajt e fundit, kur më shumë se 100 raketa u lëshuan, duke goditur infrastrukturën energjetike dhe objektiva të tjera joushtarake, duke përfshirë një kënd lojërash për fëmijë.
Të paktë 19 njerëz u vranë në ditën e parë të sulmeve, të cilat përfshijnë goditjen në qendër të Kievit.
Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se sulmet me raketa ishin hakmarrje ndaj një sulmi në një urë kyçe që lidh Rusinë dhe Krimenë, gadishullin jugor të Ukrainës të aneksuar nga Moska në vitin 2014.
Rusia thotë se shpërthimi i së shtunës ishte organizuar nga agjencia e inteligjencës e Ukrainës, një pretendim i hedhur poshtë nga Kievi.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Rritet pesimizmi financiar në Zvicër Ndjenja e konsumatorëve u përkeqësua ndjeshëm në mars të këtij viti dhe është në nivelin e... -
Çmimet e naftës: Këshilli Federal refuzon ndërhyrjen -
Kompanitë në Indeksin e Tregut Zviceran lëshojnë 663 milionë ton CO2 -
Crans-Montana: Një i dyshuar bashkëpunon me drejtësinë -
Kuvendi Shqiptar në Zvicër reagon për kërkesat e studentëve shqiptarë në Shkup











