Lajme
Shtetet kyçe vazhdojnë numërimin, Biden më pranë fitores
Duket se kandidati demokrat, Joe Biden, mori hov të madh në zgjedhjet presidenciale në SHBA pas parashikimeve për fitoren e tij në Miçigen dhe Uiskonsin. Megjithatë, numërimi i votave vazhdon në disa shtete kyçe, duke e lënë të paqartë rezultatin edhe dy ditë pas zgjedhjeve, përcjell albinfo.ch.
Sipas rezultateve me 16 votat elektorale të Miçigenit dhe 10 të Uiskonsinit, Biden ka 253 vota elektorale, përballë presidentit Donald Trump me 214 vota elektorale.
Fitimet në Arizona dhe Nevada – dy shtete të vëzhguara nga afër në mesin e atyre që ende numërojnë – do t’i jepnin Bidenit 270 votat e nevojshme elektorale.
Fitoret e Bidenit në Miçigen dhe Uiskonsin e lanë Trumpin, i cili i fitoi të dyja këto shtete më 2016, me më pak mundësi për të fituar.
Fushata e Trumpit, republikan, tha se do të kërkojë rinumërim të votave në disa qarqe të Uiskonsinit, edhe pse ekspertët zgjedhorë thonë se margjina e fitores normalisht është e vështirë për t’u kapërcyer në rinumërim.
Biden kryeson në Uiskonsin me 49.6 për qind, kundrejt Trumpit me 48.9 për qind. Një kandidat mund të kërkojë rinumërim nëse margjina e fitores është më pak se 1 për qind.
Pas parashikimeve për fitore në Miçigen, Biden tha se pret që t’i fitojë zgjedhjet.
“Pas një nate të gjatë të numërimit, është e qartë se do të fitojmë shtete të mjaftueshme, për të arritur 270 votat elektorale, të nevojshme për të fituar presidencën”, tha Biden.
“Nuk jam këtu për të deklaruar se kemi fituar, por jam këtu për të raportuar se kur numërimi të përfundojë, ne besojmë se do të jemi fituesit”, tha ish-zëvendëspresidenti 77-vjeçar, Joe Biden.
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër Linjat telefonike të ndihmës për njerëzit me tendencë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve po regjistrojnë një... -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025















