Lajme
Shtetet me pasaportën më të fortë në Evropë, Kosova e fundit
Kosova është shteti i vetëm në Evropë, i cili tash e sa kohë nuk po mund të udhëtojë lirshëm pa viza. Rrjedhimisht, pasaporta e Kosovës konsiderohet si pasaportë “e pafuqishme” për të udhëtuar jashtë shtetit dhe njëkohësisht pasaporta më e pafuqishme në shtetet e Ballkanit.
Kroacia është shteti me pasaportën më të fuqishme në Ballkan dhe shteti i tetë në radhitje në listën botërore. Me pasaportën kroate mund të udhëtohet në 121 shtete pa regjim të vizave, ndërsa në 77 të tjera për të udhëtuar obligohet viza.
Menjëherë pas Kroacisë vjen pasaporta e Serbisë, e cila radhitet pasaporta e 14-të më e fuqishme në radhitjen e listës botërore. Numri i shteteve që mund të udhëtosh pa viza është 102, ndërsa në 96 sosh kërkohet vizë.
Maqedonia e Veriut zë vendin e tretë nga shtetet e Ballkanit dhe e 16-a në radhitjen e listës botërore. Në 99 shtete të botës mund të udhëtohet me viza ndërkohë që 99 tjera kërkohen viza.
Shqipëria vjen menjëherë pas Maqedonisë së Veriut njëjtë si në ranglistën botërore, ashtu edhe në atë të Ballkanit. Pasaporta shqiptare është e 17-ta në botë për nga fuqia e saj, në 97 shtete mund të udhëtohet pa viza e në 101 të tjera jo.
Mali i Zi dhe Bosnja zënë vendin e 18 dhe 19 si shtetet me pasaportat më të fuqishme në botë.
Ndërsa Kosova konsiderohet shteti me pasaportën më të pafuqishme në Ballkan dhe renditet e 65-ta në ranglistën botërore. Numri i përgjithshëm i shteteve pa regjim të vizave është 45, ndërsa në 153 tjera viza është e obligueshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë













