Lajme
Shteti evropian që vendosi të vrasë 350 arinj, i cilëson rrezik për njerëzit
Qeveria e Sllovakisë ka miratuar një plan për të vrarë 350 arinj, pas një sulmi vdekjeprurës ndaj një burri 59-vjeçar në qendër të vendit. Ministri i Mjedisit, Tomáš Taraba, deklaroi se sulmet e arinjve ndaj njerëzve janë shtuar ndjeshëm, me 1.900 incidente vetëm vitin e kaluar. Popullsia e arinjve të kafenjtë në Sllovaki llogaritet mbi 1.000.
“Kjo nuk është jetë normale. Njerëzit nuk mund të kenë frikë të shkojnë në pyll,” u shpreh kryeministri Robert Fico. Në 55 nga 72 qarqet e vendit është shpallur gjendje emergjente, duke i dhënë Ministrisë së Mjedisit të drejtën të lëshojë direkt leje për gjuetinë, shkruan A2 CNN, transmeton albinfo.ch.
Organizatat mjedisore e kritikuan vendimin, duke e quajtur shkelje të detyrimeve ndërkombëtare të Sllovakisë dhe duke kërkuar masa parandaluese në vend të vrasjeve. Deri tani, për vitin 2024 ishin lejuar të vriteshin vetëm 144 arinj.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot










