Maqedonia
Konkurse për punësime të reja në prag të zgjedhjeve në Maqedoni
Institucionet qeveritare dhe komunale kanë rritur intensitetin për shpalljen e konkurseve për punësime në institucionet qeveritare dhe ata komunale.
Sipas burimeve të “Alsat” nga 1 tetori deri më tani janë shpallur 52 konkurse për punë, pa saktësuar numrin e punësimeve që kërkohen, ndërkohë dhjetëra kërkesa të tjera vazhdojnë të arrijnë në organet përkatëse. Për dallim nga periudha e mëparshme, numri i konkurseve për punësim, siç marrim vesh është rritur deri në 60 për qind. Nga Komisioni për Anti-korrupsion, anëtari Goran Tërpenovski, thonë se po ndjekin me vëmendje situatën dhe do të reagojë për të gjitha shkeljet eventuale të ligjit, duke marrë parasysh se vendi ndodhet në periudhën e shpalljes së datës së zgjedhjeve, përcjell albinfo.ch.
Ish-anëtari i Komisionit për luftën kundër korrupsionit, Arif Musa, deklaroi se mënyra e këtillë e punësimeve është gjah pas votave para fushatës parazgjedhore.
“Kjo është një traditë e instaluar në Republikën e Maqedonisë. Kjo është mënyra më antiligjore e shfrytëzimit dhe keqpërdorimit të administratorëve, të cilët diskriminohen pastaj në baza partiake, nacionale, në baza familjare dhe të tillët mbeten gjithmonë në margjina të detyrave dhe obligimeve që i kanë. Për parimet në administratë pastaj, janë ata që janë këtu tek ne në Maqedoni. Posaçërisht për kuadrot shqiptarë që janë në administratën shtetërore, nuk përparojnë me dekada. Mbeten bashkëpunëtor më të ulët në administratën publike”, tha Arif Musa, ish-antikorrupsioner.
Përfaqësuesit e Komisionit për luftë kundër korrupsionit shpresojnë që deri para fillimit zyrtar të fushatës parazgjedhore do të kenë ekip më të zgjeruar dhe kjo do t’u ndihmojë që me vëmendje të ndjekin keqpërdorimet eventuale parazgjedhore. Punësimet partiake para zgjedhjeve kanë përcjellë të gjitha ciklet zgjedhore në vend, edhe përkundër reagimeve të shumta për shkelje ligjore
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët Zhurma mbetet shkaku kryesor i mosmarrëveshjeve, ndërsa problemet me hapësirat e përbashkëta dhe duhanin renditen menjëherë... -
Kjo kompani ajrore në Zvicër ofron deri në 15 mijë euro për largim vullnetar -
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë













