CH-Ballkani
Shtohen për 20 për qind kërkesat për pasaporta bioemetrike
Eshtë rritur për 20 për qind numri i kërkesave për pasaportë biometrike në krahasim më një ditë të zakonshme para datës 4 maj, kur edhe Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimin për heqjen e vizave për Kosovën.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB) pavarësisht shtimit të numrit të aplikimeve, ka mjaftueshëm pasaporta biometrikë dhe, se puna është duke vazhduar normalisht.
Siç raporton “Lajmi” ka një shtim të numrit të aplikimit, nëse flasim me shifra konkrete nga një ditë e zakonshme kur kanë aplikuar qytetarët.
„Kemi një rrije për rreth 20%, por mund të ju konfirmojmë se në Departamentin për Prodhim të Dokumenteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka sasi të mjaftueshme të pasaportave biometrike dhe sistemi është duke punuar shkëlqyeshëm dhe puna është duke vazhduar normalisht dhe pavarësisht rritjes së kërkesave për aplikim të qytetarëve, ne kemi sasi të mjaftueshme që t’i pajisim qytetarët tanë me pasaporta biometrike brenda afatit të paraparë me ligj”, thuhet në përgjigjen e MPB-së, përcjell albinfo.ch.
Kjo ministri ka bërë të ditur se, deri më tani, 1,312,602 kosovarë janë të pajisur me pasaporta, ndërsa pasaporta biometrike të lëshuar nga MPB janë 666319, kurse numri i pasaportave jo biometrikë të lëshuar është 646283.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













