Shtohet numri i plaçkitjeve të shtëpive në Zvicër
Në qytetet si Cyrihu ose Gjeneva, gjendja paraqitet dukshëm mbi mesataren. Atje, gjatë vitit 2009 është plaçkitur çdo e 27-a shtëpi
Një studim mbi numrin e vjedhjeve në pasuritë private, i cili ka përfshirë Zvicrën, Gjermaninë dhe Austrinë ka ardhur në përfundime interesante që flasin rreth shkallës së sigurisë të qyteteve të caktuara.
Çdo e 157-a shtëpi në qytetet me më shumë se 100 mijë banorë të shteteve të përmendura është plaçkitur njëherë gjatë vitit 2009. Ndërkaq në qytetet si Cyrihu ose Gjeneva, kjo gjendje paraqitet dukshëm mbi mesataren. Në qytetet në fjalë është plaçkitur çdo e 27-a shtëpi.
Gjithsej, në 93 qytetet më të mëdha të Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë gjatë vitit 2009 sipas këtij studimi, janë shënuar 89.605 plaçkitje nëpër shtëpitë ose banesat private.
Kjo paraqet një rritje prej 7.4% në krahasim me një vit më parë, shkruan 20minuten.ch
Sipas studimit, ky shtim i sulmeve mbi pasurinë private lidhet me rritjen e numrit të bandave klriminele të ardhura nga vendet e Evropës Lindore.
Të tjera nga
Barduani: Situata është e qetë, por ende e brishtë
- Kurti: Shtetasit e Bosnje dhe Hercegovinës nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të mund të udhëtojnë me letërnjoftim biometrik drejt Republikës sonë
- Kryeministri Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Kroaci
- “Një grumbull masash të këqija”: grupi i punëdhënësve suedezë kritikon ndryshimet e lejeve të punës
E-Diaspora
-
Haradinaj, para mërgimtarëve: “Qeveria Kurti po e mashtron diasporën” Gjatë tre muajve që lamë pas, Haradinaj ka udhëtuar në shtetet e BE-së dhe në SHBA,...
-
LDK: “Mërgata, pjesë thelbësore e vizionit tonë për Kosovën e Re”
-
“Ashensori i shpresës”, hap drejt barazisë, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
-
Konsulli Vigan Berisha: Për një konsullatë më pranë diasporës shqiptare
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues
Jeta në Zvicër
-
Në janar përmes Gotthard? SBB njofton devijime Nga janari 2025, turbinat qendrore në tunelin e bazës Gotthard do të rinovohen. Gjatë punës, shërbimet...
-
Barometri i shqetësimeve: Cilat janë shqetësimet më të mëdha të zviceranëve?
-
Zvicër: Edhe në vitin 2025 pritet kërkesë e madhe për pasuritë e paluajtshme rezidenciale
-
Prokuroria kërkon 17 vjet burgim për kosovarin që ka vrarë nusen e djalit
-
Pse SNB bëri një ulje çuditërisht të madhe të normave të interesit?