Shkurt.ch
Shtohet numri i të huajve në Zvicër
Nga janari në mars 2015, në Zvicër kanë ardhur gjithsej 40161 shtetas të vendeve të BE-28/EFTA që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shënohet rritje prej 10.4%
Numri i të huajve në Zvicër ka shënuar një rritje të konsiderueshme gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Kështu në fund të muajit mars në Zvicër jetonin 1 milion e 967844 shtetas të huaj. Ndërsa rritja e numrit të të huajve nga fundi i vitit të kaluar deri në fund të marsit të këtij viti ishte 22.942.
Sipas statistikave më të reja të Sekretariatit Federal për Migracion (SEM), 68 për qind të të huajve janë nga vendet e BE-së dhe EFTA-s.
Migrimi i të huajve në periudhën në mes të janarit dhe marsit 2015 ka shënuar rritje për 2.6%. Në të njëjtën kohë emigrimi (lëshimi i vendit) ka shënuar një zvogëlim simbolik prej 0.3%. Kështu, nga janari deri në mars 2015 popullatës vendëse i janë shtuar 39102 të huaj ndërsa vendin e kanë lëshuar 16892 veta.
Në periudhën janar-mars 2015, për të filluar një punë në Zvicër kanë ardhur gjithsej 40161 shtetas të vendeve të BE-28/EFTA. Në këtë numër përfshihen edhe shtetasit e vendeve të përmendura me qëndrim të shkurtër në Zvicër. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar në këtë kategori kemi një shtim të ndjeshëm, 10.4%.
Gjatë po kësaj periudhe në Zvicër ne emrin e bashkimit familjar kanë ardhur gjithsej 11835 të huaj. Vetëm afër 20% prej tyre kanë ardhur për t`iu bashkuar një zviceraneje ose një zvicerani.
Për gjithë vitin 2015 Zvicra lë në dispozicion për të huajt nga vendet e treta gjithsej 4000 leje qëndrimi të shkurtër pune. Në fund të marsit kjo rezervë është shfrytëzuar në shkallën 25% për personat me qëndrim ë shkurtë dhe 23% për ata me qëndrim të rregullt.
E-Diaspora
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
Jeta në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Migrimi ndërmjet kantoneve zvicerane – fituesit dhe humbësit
-
Rritje e racizmit në shkollat zvicerane
-
Në këtë kohë dhe vend priten kolona për festat publike në Zvicër
-
Vazhdon ulja e shkallës së papunësisë në Zvicër