Shkurt.ch
Shtrenjtohen vendparkingjet në Cyrih: 1 orë, 3 franga
Duke filluar nga 1 prilli në Cyrih vendparkingjet do të jenë më të shtrenjta. Një orë do të kushtojë tri franga.
“Ne jemi duke i rritur tarifat e parkimit për herë të parë pas 23 vjetësh”, tha shefi i sigurimit, Richard Wolff (AL). Nisma për ndryshimin e tarifave të parkimit në zonën e qytetit ishte ngritur në Këshillin e qytetit.
Kjo masë ka për qëllim të arrijë një efekt për të promovuar transportin me mjete të tjera të lëvizjes. Vjeshtën e kaluar 51.6 për qind e banorëve të qytetit votuan për këtë rritje të tarifës.
Projektligji ka përfshirë një rritje në zonat ekzistuese të tarifave në brendi të qytetit “Innenstadt” dhe “Oerlikon”, si dhe krijimin e një zone të re të lartë tarifore, “Cyrih-Perëndim”.
Në zonat e qytetit tarifat e parkimit janë 3 CHF për 1 orë (më parë ishin 2), 11.50 CHF për 4 orë (më parë CHF 11). Në zonat e tarifave të ulëta nuk ka ndryshim të tarifave.
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia














