Kosova
Shtrenjtohet uji, KRU “Prishtina” publikon tarifat e reja
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka publikuar tarifat e reja për periudhën 2026-2028.
Bëhet e ditur se këto tarifa hyjnë në fuqi nga ky muaj.
Tarifa për shërbime të ujësjellësit për konsumatorët shtëpiakë, është 0.63 euro për metër kub, që është rritje prej 40 % krahasuar me tarifat e kaluara. Ndërsa tarifa për shërbimet e ujërave të ndotur është 0.12 euro për metër kub, që është një rritje afro 60% për qind për dallim nga tarifat e kaluara.
Për konsumatorët komercial dhe institucional tarifa e re është 0.82 euro për metër kub krahasuar me 0.62 sa ishte në tarifat e kaluara, sa i përket shërbimeve të ujësjellësit. E për shërbime të ujërave të ndotura tarifa e re është 0.28 euro, krahasuar me 0.17 sa ishte në tarifat e vjetra, transmeton albinfo.ch.
“Bazuar në Ligjin Nr. 05/L – 042, ARRU përcakton tarifat e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, duke siguruar që ato të jenë të drejta, të arsyeshme dhe të mbështesin qëndrueshmërinë financiare të ofruesve të shërbimeve. Tarifat caktohen për: Shërbimet e ujësjellësit dhe të ujërave të ndotura; Furnizimin me ujë të pa-trajtuar me shumicë; Ujin e trajtuar me shumicë. Tarifa llogaritet duke pjesëtuar kërkesën për të ardhura me vëllimin e ujit të shitur, duke marrë parasysh efikasitetin në arkëtimin e të ardhurave. Kërkesa për të ardhura përbëhet nga tre komponentë kryesorë: shpenzimet operative, mirëmbajtja kapitale dhe kthimi në Bazën Rregullatore të Aseteve. KRU “Prishtina” ka paraqitur kërkesa për periudhën 2026–2028, të cilat përfshijnë: Shpenzime operative për sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm me ujë dhe shërbimeve të kanalizimit, duke përfshirë rritjen e kostove për personelin dhe energjinë elektrike; Projekte kapitale dhe mirëmbajtje të rrjetit dhe makinerive ekzistuese, për të reduktuar defektet dhe ndërprerjet në shërbim; Investime për modernizimin e aseteve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për konsumatorët. Edhe me tarifat e aprovuara, KRU “Prishtina” mbetet e përkushtuar të ofrojë shërbime të qëndrueshme, cilësore dhe pa ndërprerje për qytetarët”, thuhet në njoftim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Trim mbi trima” jehon në Muzeun e Vjenës nga zëri i 14-vjeçares Anna Krasniqi Zëri i “Trim mbi trima” nga Anna Krasniqi jehon në Muzeun e Vjenës... -
Bora ndalon trafikun në Slloveni, familje kosovare bllokohet për orë të tëra -
Kryeministri Kurti pjesë e panelit ndërkombëtar në Davos 2026 -
Afro 1 orë pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova -
11 të arrestuar nga policia italiane pas një përleshje, disa me origjinë shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Klar nga Shqipëria prezanton Inovacionin dhe cilësinë në Panairin Swissbau 2026 Data: 20-23 janar 2026/Stenda 1.0/A70 Ora: 9-18h Vendi: Qendra e ekspozitave Messe Basel. Adresa: Messeplatz 1, 4058 Basel, Zvicër. ... -
Moutier lë pas Bernin: Targat e makinave ndryshojnë për të treguar Jura-n -
A ka ligj për qasjen e të miturve në bare dhe klube nate në Zvicër? -
Komuna e Crans Montanës e pranon se lokali ku ndodhi tragjedia nuk u inspektua nga 2019 -
Shkollat ofrojnë mbështetje për nxënësit pas zjarrit në bar












