Jeta në Zvicër
Shtyhet procesi kundër Varones
Me këtë vendim është mundësuar që procesi të zhvillohet vetëm pasi të kenë përfunduar zgjedhjet për qeverinë e Valisit
Procesi në Antalia të Turqisë kundër komandantit të Policisë së Kantonit Valis, Christian Varone është shtyrë për në muajin mars. Kështu, Varone, që aktualisht është kandidat për qeverinë e kantonit, mund tu kushtohet në tërësi aktiviteteve zgjedhore.
Avokatja e tij turke kishte kërkuar nga trupi gjykues që procesi të shtyhej për 18 mars, ndërsa prokurori ishte për atë që gjykimi të bëhej menjëherë. Në fund, trupi gjykues vendosi që ta shtynte procesin kundër Varones për 19 mars.
Me këtë vendim është mundësuar që procesi të zhvillohet vetëm pasi të kenë përfunduar zgjedhjet për qeverinë e Valisit. Rundi i parë i zgjedhjeve zhvillohet më 3 mars ndërsa i dyti, më 17 mars.
Kryepolici i Valisit ngarkohet nga drejtësia turke për vjedhjen e një guri të gdhendur, pjesë e një lokaliteti antik në afërsi të qytetit turistik turk, Antalia. Ai ishte kapur në aeroport dhe ishte mbajtur në arrest me dyshimin se po përpiqej ta kontrabandonte gurin antik në Zvicër.
Me ligjin turk një vepër e tillë konsiderohet e rëndë dhe për të parashihen dënime me disa vite burg.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran Aeroporti i Cyrihut regjistroi më shumë lëvizje fluturimesh në mars 2026 sesa një vit më parë,... -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot










