Maqedonia
Shtyhet regjistrimi i diasporës për në shtator
Regjistrimi është shtyrë për në shtator. Kështu u vendos nga Kuvendi i Maqedonisë Veriore
Pas debatit dyditor, Kuvendi i Maqedonisë Veriore me 95 vota “Për” dhe 12 “Kundër” dhe me 26 vota ‘Për” dhe 12 “kundër” në votimin e bashkësive etnike joshumicë, ka miratuar Ligjin për anulimin e regjistrimit për shkak të pandemisë.
Pas një debati të ashpër disaorësh mes deputetëve të Opozitës Shqiptare dhe atyre të pushtetit BDI-LSDM-Besa dhe VMRO-së opozitare, deputetët votuan që regjistrimi të shtyhet, për në Shtator, raportojnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Më pas, deputetët, pas koordinimit tek Kryeparlamentari Talat Xhaferi, votuan edhe për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, ku parashihet përdorimi I terminaleve për shenjat e gishtërinjve në Zgjedhjet Lokale, që gjithashtu u anuluan për gjysmën e dytë të Tetorit.
Ndryshimet e këtij ligji u miratuan me 95 vota “për” asnjë “kundër” e “të përmbajtur”.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? Nëse votuesit zviceranë do të mbështesnin propozimin e krahut të djathtë për të frenuar numrin e... -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar











