Lajme
Shtyhet rikthimi i preferencave tregtare me BE-në
Autoritetet kosovare kanë thënë se janë në pritje të rikthimit të preferencave tregtare të cilat i vendos Bashkimi Evropian
Ata konfirmojnë se janë njoftuar se rikthimi i këtyre preferencave është shtyrë për çështje procedurale, dhe nuk ka të bëjë asgjë me zhvillimet politik në vend.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherazi ministre e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila, I ka thënë Radion Evropës së Lirë se janë në pritje të rikthimit të preferencave tregtare të Bashkimit Evropian.
Kusari – Lila, ka breë të ditur se institucionet e BE-së po mundohen që përmes Komisionit Evropian të arrijnë një konsensus që së shpejti kjo çështje të zgjidhet, por nuk është më çështje e cila rëndon dhe pret aktivitet nga institucionet e Kosovës.
Tërheqja e këtyre preferencave tregtare për Kosovën kanë shënuar humbje të mëdha ekonomike në vend.
Një ndër bizneset e shumta të cilat kanë pësuar nga mos vazhdimi i preferencave tregtare është Vreshtaria dhe Veraria “Stone Castle” në Rahovec.
Menaxheri i kësaj kompanie, Shani Mullabazi, ka deklaruar se humbjet në këtë kompani janë shumë të mëdha.
Produktet kosovare që nga fillimi i këtij viti nuk mund të eksportohen në vendet e Bashkimit Evropian, pa iu nënshtruar tarifave doganore apo kufizimeve për sasitë.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












