Shqipëria
Shtyrja e negociatave përplas pozitën e opozitën në Kuvend
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkoi që në Kuvend të jetë edhe kryeministri Edi Rama për të diskutuar për shtyrjen e negociatave. Basha u shpreh se Rama është përgjegjësi kryesor për shtyrjen e vendimmarrjes për negociatat dhe ai nuk mund t’i bëjë bisht debatit.
“Është marrë një vendim për shtyrjen e vendimmarrjes për negociatat dhe pengesa kryesore për këtë duhet të jetë këtu, Edi Rama. Në qoftë se zotëria po fshihet apo nuk e mbajnë leqet të vijë këtu, ndërprite seancën. Nuk mundet ai t’i bëjë bisht këtij debati”, theksoi ai, përcjell albinfo.ch.
Por ka reaguar Shefi i GP-së së Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke thënë se debati me kohë të përcaktuar nuk përfshin asnjë lloj detyrimi për të qenë kryeministri në sallë. “Gjynah që të ka Shqipëria kryetar opozite”, i ka thënë Balla kryetarit të PD-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












