Lajme
Shuhen 1300 biznese, për t’iu shmangur borxhit ndaj shtetit
Vetëm gjatë këtij viti, në Kosovë janë shuar mbi 1300 biznese. Sivjet llogaritet të jetë me numrin me të madh të bizneseve të shuara.
Qëllimi i shumë ndërmarrësve biznesor është që me shuarjen e një biznesi t’i ikin borxhit që kanë ndaj shtetit, shkruan Koha Ditore.
Për një gjë të tillë janë në dijeni edhe Administrata Tatimore e Kosovës të cilët thonë se këta persona do të ndiqen penalisht.
Sipas Drejtorit të Agjencisë për regjistrim të Bizneseve, Mejdi Pllashnikut, ka edhe shkaktarë të tjerë që po ndikojnë në shuarjen e bizneseve në Kosovë, siç janë Politikat jofavorizuese për biznes, mungesa e mjeteve financiare, normat e larta të kredisë, jostabiliteti me energji elektrike etj.
Për ambient të pafavorshëm biznesor, Kosova vazhdimisht është kritikuar edhe në raportet e Bankës Botërore.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













