Kosova
Shuhet Albert Rohan, njëri ndër arkitektët e pavarësisë së Kosovës
Rohan, në vitet 1990, ka marrë pjesë në hartimin e politikës për Ballkanin, me qëllim të vendosjes së paqes dhe zhvillimit të një perspektive evropiane në këtë rajon
Ka vdekur sot në moshën 83-vjeçare, diplomati i shquar austriak Albert Rohan ka njoftuar ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë.
Rohan së bashku me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, ka marrë pjesë në negociatat për statusin e Kosovës.
“Austria ka humbur njërin nga diplomatët më të aftë. Për ministrinë dhe mua personalisht, vdekja e Rohanit paraqet humbje të një modeli të madh”, tha shefi i diplomacisë austriake, Alexander Schallenberg, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Në njoftimin e ministrisë, thuhet se Rohani, në vitet 1990, ka marrë pjesë në hartimin e politikës për Ballkanin, me qëllim të vendosjes së paqes dhe zhvillimit të një perspektive evropiane në këtë rajon.
Rohan i është bashkuar shërbimit diplomatik të Austrisë në vitin 1963 dhe ka shërbyer, mes tjerash, në ambasadat e Austrisë në Londër dhe Beograd.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë të jetë pikëlluar pas lajmit për vdekje të Rohanit.
“Si negociator në dialogun për statusin e Kosovës dhe si diplomat austriak, Albert Rohan kontribuoi shumë për vendosjen e paqes në rajonin tonë. Do ta ruajmë kujtimin për të si një diplomat shembullor, që bëri shumë për popullin e Kosovës”, është shprehur ai.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Autore: Luljeta Ademi/ Foto: Genti Mersinaj Rreth 2000 besimtarë shqiptarë nga kantone të ndryshme të Zvicrës... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Autore: Luljeta Ademi/ Foto: Genti Mersinaj Rreth 2000 besimtarë shqiptarë nga kantone të ndryshme të Zvicrës... -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër













