Shqipëria
Shumë kompani “Call Center” në Shqipëri, në krizë për punëtorë
Numri i të punësuarve në kompanitë “call center” në Shqipëri, dikur oazë për punësimin e të rinjve, ka nisur tkurrjen. Sipas të dhënave deri në shtator 2022, në ndërmarrjet call center janë të punësuar 12,404 punonjës, me një rënie prej 18% në krahasim me fundin e vitit 2021, transmeton monitor, përcjell albinfo.ch.
Shkak i rënies së numrit të të punësuarve është emigrimi i të rinjve dhe mungesa e atyre që flasin gjuhën italiane. Kompanitë e sektorit pohojnë se problematika e mungesës së fuqisë punëtore që nisi pas 2017-s, tashmë këtë vit është kthyer në shqetësimin kryesor të tyre.
Për të rikuperuar humbjet nga mungesa e të rinjve që janë njohës të gjuhës italiane, disa prej kompanive call center, kryesisht të vegjlit, po hapin filiale në Kosovë me punonjës së gjermanishtes.
Në Shqipëri, ky treg është në fazë zgjerimi, por bizneset nuk presin lulëzim të tij, pasi vihet re që prioritet kryesor i atyre të rinjve që flasin gjermanisht është të emigrojnë në Gjermani.
Në anën tjetër, pagat e larta që ofrojnë platformat e palicencuara forex, po shtojnë mungesën e punonjësve në call center.
Aktorët e tregut parashikojnë se në këtë situatë rrezikohet mbyllja e operatorëve të vegjël. Në fillim të këtij viti, një nga kompanitë më të mëdha të sektorit, “Albacall”, mbylli filialin call center në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve për kontratat në tregjet e huaja, për të cilat ofrohet shërbimi.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane Sipas Stefan Meierhans, "dallimet midis kantoneve janë shumë të mëdha". Ato variojnë nga 630 franga në... -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme











