Shkurt.ch
Shumë ngushtë në burgjet e Zvicrës
Janë lënë bashkë të burgosur që janë në fazën e hetimeve, të burgosur për dëbim, të sëmurë psikikë dhe të burgosur me rrezikshmëri për rrethin
Burgjet e Zvicrës vetëm sa nuk po “pëlcasin” nga numri i madh i të burgosurve. Gjendje veçanërisht e tendosur në këtë drejtim mbretëron në burgjet e qarqeve dhe at regjionale. Aq ngushtë e kanë banorët e disa burgjeve sa që detyrohen të flenë në dyshekët e shtruar ë dysheme, pasi që të gjithë shtretërit janë të zënë, shkruan srf.ch.
Fakti që burgjet e rregullta nuk guxojnë të mbingarkohen me të burgosur i bën burgjet regjionale dhe të qarkut të shndërrohen në “Tampon zona”. Këtë e shpjegon më së miri drejtoresha e burgut regjional të Bernës, Marlise Pfander, e cila thotë: “Ne kemi urdhër që të pranojmë të gjithë të burgosurit, edhe kur nuk të gjitha vendet janë të zëna”.
Situata në burgun regjional të Bernës është ashpëruar edhe më shumë nga fakti se aty janë vendosur të burgosur të kategorive të ndryshme. Në këtë burg janë lënë bashkë të burgosur që janë në fazën e hetimeve, të burgosur për dëbim, të sëmurë psikikë dhe të burgosur me rrezikshmëri për rrethin. Të gjithë ata presin në qeli për trajtim te mëtejmë. Kjo gjendje e vështirëson punën dhe i sjell personelin dhe të burgosurit në situata të tensionuara.
Marco Rona nga Koisioni Nacional për Mbrojtje nga Torturat (NKVF) e kritikon gjendjen ekzistuese duke thënë se regjimet e ndryshme të mbajtjes në burg duhet të ushtrohen ndaras
Edhe personeli i burgjeve ngre alarmin lidhur me gjendjen. “Ne po punojmë me shumë pak personel dhe përkundër kësaj, për çdo vit na vijnë më tepër të burgosur”, thotë gardiani Philippe Pahud nga burgu regjional i Bernës.
Anëtari ekzekutivit të Bernës njëherësh kryetar i konferencës së drejtorive policore të kantoneve të Zvicrës Hansjürg Käser duke e njohur gjendjen flet për një “fuçi baroti” të cilën personeli i burgjeve të mbipopulluara është i detyruar në vazhdimësi ta zbusë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











