Shqipëria
Më shumë se 27 mijë shqiptarë kërkuan azil
27.575 qytetarë nga Shqipëria kërkuan azil në vendet e BE-së gjatë vitit 2017. Gjermania është në krye të vendeve të preferuara, e ndjekur nga Franca
Përkundër thirrjeve që të harxhojnë para dhe kohë për të aplikuar për azil, pasi gjasat janë zero, një numër i madh i shqiptarëve kanë zgjedhur këtë rrugë.
Agroni i cili punon si shitës, tregon për djalin e tij, Gëzimin, që ndodhet në Gjermani. “Ndofta djali im ka fat. Kemi bërë një sakrificë të madhe, u kemi paguar 1300 euro atyre që i sollën dokumentet dhe e duan në Gjermani. Para e madhe për xhepin tim të varfër… eh, atë që të bën fëmija, nuk ta bën Perëndia. Nuk do të jetojë në fshat, nuk do të shesë në këtë tezgë bashkë me mua. Do një jetë më të mirë, do një të ardhme më të mirë. Tani Gëzimi po mëson gjermanisht në kamp. I pëlqen të bëhet punonjës social. Inshallah nuk e kthejnë, Inshallah gjen një kontratë pune”, thotë ai për “Deutche Welle”.
Në muajt e parë të vitit 2018 Gëzimi do të marrë përgjigje për kërkesën e tij. Gëzimi është njëri prej 27.500 shqiptarëve që kërkuan azil këtë vit në vendet e BE-së, shifër e konsiderueshme në raport me popullsinë e Shqipërisë prej 2.9 milion banorësh, përcjell albinfo.ch.
Gjermania mbetet edhe këtë vit në krye të vendeve të BE-së, ku kërkuan azil 15.495 qytetarë nga Shqipëria, e ndjekur nga Franca me 8.875 kërkesa dhe Holanda me 1.545.
Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria në Gjermani sipas Eurostatit është 30% më i ulët se vitin e kaluar. Në 7.000 vendimet e marra nga aplikimet e shqyrtuara deri tani, nga vendet e BE për qytetarët e Shqipërisë, vetëm 335 prej tyre nuk u refuzuan.
Dy vjet më parë, në tetor 2015, autoritetet gjermane e përfshinë Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta, gjë që u ndoq edhe nga vende të tjera të BE-së.
Klasifikimi “vend i sigurt” përjashton mundësinë për qytetaret e këtyre vendeve që të pranohen kërkesat e tyre për azil, pasi ato nuk janë legjitime. Por fluksi i azilkërkuesve nga Shqipëria, si e tregojnë edhe shifrat e Eurostat-it, vazhdon të ekzistoj edhe pse në rënie në krahasim me vitin e kaluar, edhe pse shanset për të marrë përgjigje pozitive nga autoritetet e Gjermanisë, Francës dhe vendeve të tjera të BE janë pothuajse zero.
Arsyet pse shqiptarët kërkojnë azil janë të njohura, ku papunësia është problemi kryesor, dhe pagat e vogla në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












