Lajme
Shumica e zviceranëve duan hapjen e restoranteve në fund të marsit
53 për qind do të dëshironin që restorantet të hapin madje edhe hapësirat e tyre të brendshme, që në fund të marsit
Për herë të shtatë, popullata zvicerane është anketuar në lidhje me aspektet më të rëndësishme të krizës së koronës, e cila tashmë ka hyrë në vitin e dytë të saj.
Ky anketim është bërë si pjesë e “SRG Corona Monitor”, shkruan watson.ch.
49,909 njerëz nga të gjitha pjesët e Zvicrës kanë marrë pjesë në sondazhin në internet të SRG midis 9 dhe 15 marsit 2021 – numër ky më i madh se në çdo valë të mëparshme të sondazheve, transmeton albinfo.ch.
Për shkak të peshimit statistikor, rezultatet e kësaj serie studimi përfaqësojnë popullsinë rezidente të integruar gjuhësisht në Zvicër, të moshës 15 vjeç e tutje.
Këshilli Federal do të diskutojë të premten (nesër, më 19 mars) hapat e mëtejshëm të zbutjes së masave, përcjell albinfo.ch. Një shumicë e konsiderueshme e popullatës zvicerane do të dëshironte që hapja të bëhet sa më shpejt.
53 për qind do të dëshironin që restorantet të hapin madje edhe hapësirat e tyre të brendshme, që në fund të marsit.
Ndërkaq duket edhe më e qartë kjo preferencë sa u takon tarracave të restoranteve: 66 për qind do të donin që këto të hapen në fund të marsit.
Nga ana tjetër, detyrimi i punës nga shtëpia (Home Office) ka shumë mbështetje, transmeton albinfo.ch. Vetëm një pakicë do të donte që ky detyrim të hiqet në këtë muaj.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha











