Kultura
Shumica e zviceranëve e konsiderojnë vitin 1848 si lindjen e Zvicrës, jo 1291
Shumica e qytetarëve zviceranë besojnë se Zvicra moderne lindi në vitin 1848 me krijimin e shtetit federal, ndërsa vetëm një pakicë e lidh themelimin e vendit me vitin 1291, kur u nënshkrua Karta Federale. Këtë e tregon një sondazh i publikuar pak ditë para Festës Kombëtare të 1 Gushtit.
Një sondazh i Institutit Sotomo, i realizuar për Feldschlösschen, tregon se 52 për qind e zviceranëve e konsiderojnë vitin 1848 si momentin kur lindi Zvicra si shtet, ndërsa vetëm 21 për qind besojnë se themelimi i saj daton nga viti 1291. Sipas anketës, kjo bindje është veçanërisht e përhapur në Zvicrën gjermanofolëse, ndërsa në Zvicrën frankofone dhe në Ticino mendimet janë më të ndara, përcjell albinfo.ch.
Sondazhi nxori në pah edhe mënyrën se si zviceranët e shohin figurën e Wilhelm Tellit. Gati dy të tretat e të anketuarve e konsiderojnë atë një personazh legjendar ose hero letrar, ndërsa vetëm 27 për qind besojnë se ai ishte një luftëtar historik për lirinë kundër Habsburgëve.
Të pyetur se pse Zvicra i shpëtoi shkatërrimeve të Luftës së Dytë Botërore, 56 për qind e pjesëmarrësve thanë se arsyeja kryesore ishte interesi i Gjermanisë naziste për ta ruajtur Zvicrën si qendër financiare neutrale. Vetëm rreth një e pesta përmendën strategjinë e Reduit Kombëtar ose neutralitetin si faktorët kryesorë.
Sipas autorëve të studimit, rezultatet tregojnë se zviceranët e interpretojnë historinë gjithnjë e më shumë përmes sfidave dhe realiteteve të sotme. Sondazhi u zhvillua me 2.495 persona në të gjithë Zvicrën.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar agjendën zyrtare të edicionit 2026, duke zbuluar artistët që... -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false
Jeta në Zvicër
-
Shoferi i ikën kontrollit të policisë – Lëndohen dy policë Ata u dërguan në spital me ambulancë dhe ndërkohë anë liruar. Makina e policisë u dogj... -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit













