Tematike
Shumica për iniciativën kundër zhvatësve
54 % të të anketuarve janë shprehur pro dhe 30 % kundër. Ndërsa 16 për qind e të pyeturve nuk kanë ende ndonjë mendim të qartë rreth kësaj
Një nga iniciativat për referendum në nivel të Zvicrës që kanë ngjallur më së shumti debat viteve të fundit është e ashtuquajtura “Iniciativa kundër zhvatësve”. Ajo drejtohet kundër pagave astronomike të menaxherëve të lartë në kompanitë e mëdha zvicerane.
Shtatë javë para mbajtjes së referendumit, sondazhi më i ri tregon për një mbështetje të mirë që gëzon iniciativa në mesin e popullit me të drejtë vote. 54 për qind të të anketuarve nga “SonntagsBlick” i kanë dhënë mbështetje asaj, ndërkohë që 30 % janë kundër. Ndërsa 16 për qind e të pyeturve nuk kanë ende ndonjë mendim të qartë rreth kësaj.
Gjithsej janë pyetur 1019 persona me të drejtë vote dhe sondazhi është bërë nga e enjtja deri në të dielën, e javës që kaloi. Po ashtu të anketuarit janë pyetur nëse do të dalin ose jo në referendum. 686 prej tyre kanë thënë se “me siguri” ose “shumë e mundur” do të dalin.
Sipas një analize të rezultateve del se në Zvicrën gjermane përqindja e përkrahësve të iniciativës është 53% ndërsa në atë franceze 55%. Kundërshtarë të saj janë 32% në Zvicrën gjermane ndërsa 26% në Zvicrën franceze.
Nga aspekti i përcaktimit partiak, te socialdemokratët janë më të shumtë përkrahësit e iniciativës, të cilët përbëjnë 69%.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi













