Lajme
Si do ta stabilizojë Zvicra gjendjen me mungesën e barnave?
Prej muajsh në Zvicër ka mungesë të barnave të tilla si disa ilaçe kundër dhimbjeve, shurupi i kollës apo metadoni. Deri të mërkurën, 156 ilaçe nuk ishin në dispozicion, përveç kësaj edhe gjatë pandemisë së koronës, disa herë mungonin produkte të rëndësishme laboratorike, si kutitë e grumbullimit nga Italia, gjë që çoi në kolapsin e përpjekjeve për testimin e koronës, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Qeveria Federale ka ngritur një grup punues për të stabilizuar gjendjen me furnizim. Akterë të ndryshëm nga sistemi i kujdesit shëndetësor tani janë aktivizuar dhe kanë nisur një iniciativë popullore për sigurinë e furnizimit, raporton 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Qëllimi i kësaj është të dihet se pse ka mungesë të barnave. Shumë ilaçe dhe lëndë të para porositen nga prodhuesit në Kinë ose Indi, shpjegoi avokati, konsulenti shëndetësor dhe ish-zëvendëspresidenti i BAG, Andreas Faller, në një intervistë 20minuten. “Nëse këto prodhime dështojnë, disa barna do të preken me një goditje”, përcjell albinfo.ch.
Faller shpjegon se nisma ka disa qëllime. Së pari, siguria e kujdesit mjekësor duhet të bëhet një detyrë federale, pasi aktualisht përgjegjëse janë kantonet. Së dyti, Zvicra duhet të forcohet si lokacion biznesi. Kërkimi, zhvillimi dhe prodhimi janë dobësuar seriozisht vitet e fundit dhe së treti, nevojiten rrugë të sigurta furnizimi nga jashtë, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Prapa kësaj nisme qëndrojnë 16 shoqata dhe organizata nga mjekësia, mjekësia laboratorike dhe industria farmaceutike. Babette Sigg Frank, Presidente Ekzekutive e Forumit Zviceran të Konsumatorëve dhe Dr. Enea Martinelli. Megjithatë, mbetet e paqartë se si do të arrihen qëllimet e përmendura, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër











