Kosova
Si do t’i identifikojë Kosova anëtarët e organizatave serbe që i shpalli terroriste?
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që organizatat “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” t’i shpallë si organizata terroriste.
Një vendim i tillë është kundërshtuar nga ana e Listës Serbe, partisë më të madhe në Kosovës që përfaqëson komunitetin serb, përcjell albinfo.ch.
“Kujtojmë qytetarët se ‘Brigada e Veriut’ është një organizatë virtuale, që ekziston në kokën e Kurtit dhe ‘Mbrojtja Civile’, me ish-punëtorët e saj, është integruar në institucionet e Kosovës, nga të cilat këta punëtorë edhe sot marrin paga”, tha Lista Serbe.
Tutje, Lista Serbe thotë se vendimi është qesharak dhe ka në plan “përshkallëzim, represion dhe pushtim të veriut të Kosovës”.
Ekspertë të sigurisë i kanë thënë Radio Evropës së Lirë se është e pamundur të përcaktohet se kush është anëtar i këtyre organizatave.
Ajo që mbetet e paqartë është se si do t’i identifikojë Kosova pjesëtarët e “Mbrojtjes Civile” dhe të “Brigadës së Veriut”.
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, votoi kundër vendimit të Qeverisë për shpalljen terroriste të dy organizatave në fjalë, thotë se aktualisht nuk është e qartë se çfarë “metode” planifikon të përdorë Qeveria e Kosovës për të përcaktuar nëse dikush është anëtar i këtyre organizatave, shkruan REL.
Ai thotë se deri më tani nuk ka arritur të marrë përgjigje nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
“Dua të besoj se kjo është bërë me qëllim të parandalimit të veprimeve të mëtejshme në atë lloj organizimi… Ka shumë paqartësi rreth metodologjisë së zbatimit të atij vendimi. Shpresoj se nuk do të ketë pasoja për mbijetesën e serbëve në veri të Kosovës”, thotë Rashiq, përcjell albinfo.ch.
Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e cilëson si copë letre vendimin.
“Prokuroria duhet të sigurojë prova për çdo arrestim nën dyshimet për kryerjen e aktit terrorist”, thotë Miftaraj.
“Por, për ta zbatuar një vendim të tillë në praktikë, duhet të sigurohen procedura të drejta gjyqësore kundër çdo individi që mund të jetë pjesë e organizatave të tilla”, shton tutje Miftaraj, përcjell albinfo.ch.
“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” dyshohen për sulme ndaj KFOR-it, EULEX-it, Policisë e institucioneve të tjera të Kosovës dhe gazetarëve.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? Tensionet në Ngushticën e Hormuzit po rrisin shqetësimet për furnizimin me energji në Evropë, ndërsa dërgesat... -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë












