Kuriozitete
Si e shkatërroi Perandorinë Osmane kafeja turke?
Njihet si kafe greke për grekët e qipriotët, si kafe boshnjake për boshnjakët, si kafe armene për armenët, apo për arabët njihet si kafe arabe. Por për turqit, kroatët, shqiptarët dhe serbët njihet si kafe turke.
Megjithatë, kah mesi i shekullit XVI ishte thjesht kafe. Në atë kohë, këta popuj ishin në sundimin e Perandorisë Osmane, e cila i mori dashamirët e kafes nga Europa Juglindore në Persi, në gjirin e saj të gjerë. Por në vitet e hershme të shekullit XIX, perandoria filloi të shpërbëhej, dhe kafeja pati një rol jo fort të njohur në fundin e saj, shkruan “The Economist”, përcjell në shqip albinfo.ch.
Kafeja për herë të parë erdhi në Turqi gjatë regjimit të Sulltan Sulejmanit, i njohur si “Sulejmani i Madhërishëm”. Kur i dërguari i tij, që qeveriste Jemenin, e shijoi atë pije që njihej me emrin “qahwah”, e solli në Konstadinopojë, ku u bë e njohur shumë shpejt. Ndonjë mjeshtër i pallatit ose mjeshtër i kafesë mund të merrte me dhjetëra ndihmës për t’i bluar kokrrat e njohura si Arabica, që pas shndërroheshin në pluhur të imët, i ngjashëm me espresson e sotme. Pluhuri i imët vlohej në enë të quajtura ‘xhezve’. Kjo pije e idhët, e zezë e me një shtresë të hollë të shkumës që krijohej gjatë vlimit, shërbehej në gota të vogla porcelani.
Legjenda thotë se për ta baraspeshuar shijen e idhët të kafesë, bashkëshortja e sulltanit, sulltanesha Hyrrem e pinte kafen me një gotë ujë, shoqëruar edhe me një copëz llokumi. Edhe sot e kësaj dite, kafeja shërbehet në këtë mënyrë në Turqi, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, jo të gjithë besonin se Kurani ua lejonte muslimanëve ta pinin këtë pije të re. Ndonëse në këtë libër nuk përmendet saktësisht kafeja, një klerik fetar kishte lëshuar një ‘fatwa’ për këtë pije, nën arsyetimin se diçka që është e djegur, nuk bën të pihet. Por kjo nuk pati shumë ndikim. Kafeneja e parë publike u hap në Stamboll nga dy tregtarë sirianë në vitin 1555, dhe njihej si “kahvehane”. Shumë shpejt pas kafenesë së parë, pothuajse çdo i gjashti dyqan në qytet filloi të shërbente kafe. Me kalimin e kohës, kafeja filloi të përhapej edhe në pjesët më të largëta të Perandorisë.
Kafenetë u krijonin mundësi burrave që të mblidheshin në një vend tjetër pos shtëpive, xhamive apo shitoreve, duke iu dhënë mundësi të socializoheshin, të shkëmbenin lajme, të argëgoheshin dhe arsimoheshin.
Ata që dinin shkrim-lexim, ua lexonin me lë lartë lajmet e ditës. Jeniçerët, të cilët ishin pjesëtarë të një pjese të veçantë të ushtrisë osmane, planifikonin kryengritje ndaj sulltanit. Zyrtarët flisnin për mashtrime, tregtarët bënin thashesheme për luftë. Ata që ishin analfabetë, pra nuk dinin shkrim e lexim, vetëm dëgjonin. Pikërisht në kafene ata u njohën me idetë që i shkaktuan telashe shtetit osman: rebelim, vetëvendosje dhe dobësim të klasave të fuqishme, përcjell albinfo.ch.
Nuk kaloi shumë kohë kur autoritetet e larta filluan t’i shihnin kafenetë si kërcënim. Disa nga sulltanët dërgonin spiunë nëpër kafene për të mësuar opinionin e popullit, të tjerë si Sulltan Muradi IV, bënë përpjekje për t’i mbyllur.
Megjithatë, kafenetë fitonin shumë. Popullariteti i tyre u rritë edhe më shumë kur lëvizjet nacionaliste në shtetin osman, arritën kulmin e tyre. Grupet etnike në rajonet europanie që ishin me shumicë ortodokse, filluan të kërkon pavarësi. Udhëheqësit nacionalistë bënin plane dhe forcuan alenacat e tyre në kafenetë e Selanikut, Sofjas dhe Beogradit. Përpjekjet e tyre rezultuan me themelimin e Greqisë së pavarur në vitin 1821, Serbisë, në vitin 1835 dhe Bullgarisë, në vitin 1878. Në këtë mënyrë, ‘pushteti’ i kafesë mori fund.
Tashmë, e përhapur si pije në plot vende të botës, kafeja turke përgatitet e shërbehet në mënyra të ndryshme, por në thelb është e njejtë.
Përkthehu nga “The Economist”: Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











