Kosova
Si e shohin zviceranët jetën në Kosovë: Në mes të sharmit dhe çmimeve të larta
Gazetarët zviceranë kanë komentuar për koston e shtrenjtë të jetës, të kombinuar me sharmin që ka, së paku për turistët, përditshmëria kosovare
Mediat zvicerane TeleZüri dhe ZüriToday kanë përmbyllur serialin e emisioneve mbi pushimet e shqiptarëve nga Zvicra, në vendlindjen e tyre, në Kosovë. Në seritë e fundit gazetarët zviceranë kanë marrë pamje mjaft interesante nga jeta në Kosovë, transmeton Albinfo.ch. Ata kanë komentuar për koston e shtrenjtë të jetës, të kombinuar me sharmin që ka, së paku për turistët, përditshmëria kosovare.
Sipas anketave të ndryshme, paga mesatare në Kosovë është ndërmjet 350 dhe 450 euro në muaj.
Pagat e ulëta – ushqimi i shtrenjtë
Një vështrim në raftet e një dyqani tregon se sa kushtojnë gjësendet e jetës së përditshme dhe artikujt ushqimorë në Kosovë:
- 1 kilogram bukë: 0.60 euro
- 1 litër qumësht: ndërmjet 1.10 dhe 1.40 euro
- 1 litër vaj luledielli: 1.50 euro
- 1 kilogram patate: 0.79 euro
- ½ kilogramë shpageta: 0.79 euro
- 16 rrotulla letre higjienike: 2.59 euro
- Pastë dhëmbësh: nga 1 deri në 1.50 euro
Mulliri në Radavc që bluan sipas metodës qindravjeçare
Më tutje, ekipi ka vizituar një mulli të vjetër që ende bluan misër sipas mënyrës tradicionale, me ujë.
Në Radavc afër Pejës ekziston një mulli me histori të gjatë. Mielli i misrit është prodhuar këtu për mbi 200 vjet dhe ende shitet. Një fshatar thotë se mulliri, në kohë të mëhershme ka qenë “burimi i jetës” për vendin, përcjell albinfo.ch. Video tregon gruan që e udhëheq këtë mulli, gjatë punës së saj që nuk ka ndryshuar prej më shumë se 200 vitesh.
“Tonelata me mish dhe pak sallatë”
Një episod tjetër i serialit bën fjalë për kuzhinën e Kosovës, ushqimet e preferuara atje. Darka në Kosovë: “Tonelata me mish, pak sallatë dhe kaq”. Kështu thotë Marina Bërdyna, zvicerania e martuar me një shqiptar të rrethinave të Pejës.
“Në pushimet verore në Kosovë, ata që vijnë nga Zvicra përpos që kënaqen me vendin dhe njerëzit, shijojnë me të madhe edhe me kuzhinën vendase. Marina Bërdyna shpjegon se çfarë ka në tryezë dhe çfarë vlerëson veçanërisht në kuzhinën ballkanike, transmeton albinfo.ch. Ajo tregon edhe mënyrën e përgatitjes së flisë, specialitetit burimor shqiptar.
Prishtinë apo Dubai?
Gjatë udhëtimit nga hoteli ynë në Prishtinë për në lokacionet e xhirimeve jashtë qytetit, ne në mënyrë të përsëritur kalojmë me makinë pranë kantiereve të panumërta të ndërtimit.
Në kryeqytetin e Kosovës po bëhen shumë ndërtime. Prishtina, me afro 150 mijë banorë (kështu e vlerësojnë ata, v.j.), po rritet dhe po rritet, po ashtu edhe drejt lartësie.
Mirëmëngjes – kafeja e parë
Kjo thënie vlen edhe këtu në Prishtinë. Gjatë turit të mëngjesit herët në kryeqytetin e Kosovës, është një gjë të bie në sy: kafenetë e rrugëve tashmë janë mjaft mirë të mbushura me njerëz që janë ulur së bashku për të pirë kafenë e mëngjesit, përcjell albinfo.ch. Dhe po, “Makiato” këtu është e mirë.
(Fotot: TeleZüri dhe ZüriToday).
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave

















