Lajme
Kurti: Do ta fuqizojmë rolin ndërmjetësues të diasporës
Paralajmërohet se diaspora mund të votojë në konsullata dhe ambasada
Kohë më parë, kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar ndryshimin e Ligjit për diasporën, me qëllimin për ta lehtësuar votimin e mërgatës.
Thuhet se realizimi i procesit të votimit në përfaqësitë konsullore e diplomatike të Kosovës, sipas kreut të Qeverisë, ka të bëjë me të drejtat politike të qytetarëve.
“Kjo Qeveri është e përkushtuar që të realizojë të gjitha të drejtat politike të mërgatës sonë, duke filluar nga e drejta e votës së lirë në misione diplomatike. Ne e shohim mërgatën si kapital njerëzor, para se ta shohim si kapital financiar. Për këtë arsye jemi duke punuar në programin nacional që në bazë ka transferimin e dijes dhe përvojës nga mërgata në Kosovë”, është shprehur kryeministri Kurti.
Me ligj të ri, sipas kryeministrit Kurti, pritet të krijohen edhe mekanizma të tjerë institucionalë, në të cilat hyjnë pjesëtarët e diasporës që i shtyjnë përpara interesat e Kosovës, si në nivelin politik, ashtu edhe në atë ekonomik.
“Aktualisht jemi duke u angazhuar për zhvillimin e një dialogu të gjithanshëm me qytetarët tanë jashtë vendit, si dhe jemi duke punuar në një strategji të re për diasporën e një projektligj të ri. Po punojmë ta fuqizojmë rolin ndërmjetësues të diasporës në takimet e niveleve të larta me vendimmarrësit politikë dhe korporatat e mëdha në vendet ku ata jetojnë, duke krijuar mekanizma për angazhim”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia










