Lajme
Si ia doli të shpëtonte i mbijetuari i vetëm nga përplasja tragjike e avionit në Indi?
Në mesin e 242 pasagjerëve në bordin e një avioni të kompanisë Air India që u rrëzua sot, vetëm një person arriti të mbijetojë Ramesh Viswashkumar. Sipas autoriteteve vendore, ai ishte ulur pranë një daljeje emergjente dhe arriti të largohej nga avioni në momentet vendimtare.
Në një rrëfim emocional për mediat lokale nga shtretëria e spitalit, Viswashkumar, 40 vjeç, u identifikua si një shtetas britanik që po kthehej në Mbretërinë e Bashkuar bashkë me vëllanë e tij, pas një vizite te familjarët në Indi. Ai përshkroi momentet pas përplasjes si kaotike dhe të frikshme:
“Kur u zgjova, pashë trupa përreth meje. U ngrita në panik dhe vrapova. Çdo gjë ishte e shkatërruar. Një person më ndihmoi të futesha në një ambulancë dhe u transportova menjëherë në spital”, tregoi ai për Hindustan Times, cituar nga Reuters.
Dëshmitarët dhe pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shfaqin një burrë me bluzë të bardhë të njollosur me gjak, duke ecur me ndihmën e një mjeku përputhje e dukshme me pamjen e Viswashkumar pas aksidentit.
Sipas të dhënave të publikuara, ai ishte i ulur në vendin 11A të avionit, që kishte si destinacion aeroportin Gatwick në Londër. Ai gjithashtu ka kërkuar ndihmë për të gjetur vëllanë e tij, Ajay, i cili ndodhej në një pjesë tjetër të avionit gjatë fluturimit.
Policia indiane ka konfirmuar se mbijetesa e tij u bë e mundur falë pozicionit të tij afër daljes së emergjencës, të cilën arriti ta përdorë në kohë. Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit vazhdojnë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në












