Lajme
Si janë çmimet në Zvicër në krahasim me vendet e BE-së
Çmimet e ushqimeve në Zvicër janë 63.6 përqind më të larta se mesatarja e BE-së
Çmimet e shtëpive të banimit në Zvicër janë 73.9 për qind më të larta se sa mesatarja e Bashkimit Evropian në 2018. Në Irlandë, ato janë 56.7 përqind më të larta se mesatarja e BE-së dhe 56.5 përqind në Britaninë e Madhe. Rumania, Polonia dhe Bullgaria kanë çmimet më të lira për shtëpitë banimit, shkruan albinfo.ch.
Sondazhi i Eurostat mbuloi 440 produkte në më shumë se 30 vende evropiane. Byroja e Statistikave të BE krahasoi çmimet aktuale me mesataren e 28 Shteteve Anëtare të BE-së.
Çmimet e alkoolit dhe duhanit kishin një gamë më të gjerë. Në Norvegji, ato janë 126.1 për qind më të larta se mesatarja e BE-së, ndërsa në Bullgari ato janë 41.8 për qind më të ulëta se mesatarja e BE-së.
Çmimet për shportën e ushqimit në Danimarkë janë dy herë më të larta se ato në Rumani. Ushqimi në tre vendet jashtë BE-së (Zvicra, Norvegjia dhe Islanda) është më i shtrenjtë në krahasim me vendet anëtare të BE-së, përcjell tutje albinfo.ch.
Çmimet e ushqimeve në Zvicër janë 63.6 përqind më të larta se mesatarja e BE-së.
Çmime më të larta se mesatarja e BE-së për strehim, alkool dhe duhan, restorante dhe hotele, rekreacion, transport, telekomunikacion dhe mobilje. Por veshje, ushqim dhe transport personal, si makina, motoçikleta ose biçikleta, janë më të lira se mesatarja e BE.
Greqia është vendi më i shtrenjtë për komunikimet, duke përfshirë shërbimet postare, telefonike dhe të internetit. Por në çdo kategori tjetër, përveç ushqimit, çmimet e Greqisë janë nën mesataren e BE-së.
Rumania dhe Bullgaria shpesh shfaqen si vendet më të lira në Evropë. Restorantet dhe hotelet janë më të lira nga 53.4 për qind në Bullgari dhe 47.6 për qind në Rumani sesa mesatarja e BE.
Çmimet në Francë, Gjermani dhe Belgjikë janë zakonisht më të larta se mesatarja e BE.
“Eurostat” rendit vendet në nivel të çmimeve – një indeks ekonomik që përcakton se si qëndrojnë vendet në krahasim me të tjerët në aspektin e çmimeve aktuale.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











