Sport
Si ka luajtur Zvicra pa një futbollist shqiptar në fushë?
Zvicra tetë fitoret që i ka shënuar deri më tani, gjithmonë i ka arritur pa një lojtar të rëndësishëm në fushë
Mesfushori shqiptar, Valon Behrami është lënduar dhe nuk do të mund të ndihmojë Zvicrën ndaj Hungarisë dhe Portugalisë. Por, faktet kanë treguar se Zvicra ka fituar tetë ndeshjet kualifikuese kur ka munguar një lojtar i rëndësishëm, shkruan ‘Blick’.
Pa magjinë e Xherdan Shaqirit kundër Portugalisë – një gjë e pamundur? Kështu nuk duket. Në ndeshjen e parë kualifikuese drejt Botërorit të Rusisë, skuadra e Vladimir Petkoviq fitoi pa Shaqirin me rezultat 2:0, përcjell albinfo.ch.
Në ndeshjen e dytë, Zvicra fitoi 3:2 ndaj Hungarisë pa Granit Xhakën dhe mbrojtësin Johan Djourou.
Fitoren e tretë e arritën ndaj Andorrës 2:1, pa Valon Behramin dhe Djourou. Kundër Ishujve Faroe fituan 2:0 pa Shaqirin dhe Breel Embolo.
Triumfi i pestë erdhi pa Ricardo Rodriguez, Behramin dhe Embolo. Helvetikët fituan 1:0 kundër Letonisë. Në takimin pasardhës munguan Fabian Schär, Rodriguez dhe Josip Drmiq, por fituan ndaj Ishujve Faroe 2:0.
Në fund të gushtit munguan Embolo dhe Drmiq në fitoren 3:0 kundër Andorrës. Ata munguan edhe në sfidën ndaj Letonisë 3:0.
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra












