E-Diaspora
Si keqtrajtohen punëtorët shqiptarë në Itali dhe Zvicër
Shqiptarët dhe rumunët punësoheshin kryesisht në ferma në territorin e rajoneve të Toskanës dhe Venetos, por dhe në Zvicër
Policia italiane ka realizuar operacionin e koduar “Agr Jobs”, i cili ka zbuluar një skemë kriminale të shfrytëzimit të punës në fermë bujqësore të punëtorëve emigrantë të ardhur nga Shqipëria e Rumania.
Emigrantët mbërrinin në Itali për punësim sezonal në ferma dhe shfrytëzoheshin duke u paguar 4-5 euro ora për mbi 11 orë rresht punë, transmeton oranews.
Ndaj tyre ushtrohej dhunë fizike, kërcënim me jetën në rast denoncimi apo largimi nga vendi i punës si dhe ishin të detyruar të banonin në kapanone me kushte higjenike e sigurie jetese mjaft të rënda.
Operacioni “Agri Jobs” është ekzekutuar në provincat e Padovës, Veronas e Peruxhias duke vënë në pranga 3 persona , pronarë të 2 shoqërive bujqësore e përgjegjës të kësaj skeme kriminale, përcjell albinfo.ch.
Njëri prej të arrestuarve organizonte dhe procesin e rekrutimit të punëtorëve sezonal nga Shqipëria e Rumani drejt Italisë, falsifikonte dokumentacionet e tyre të punës duke deklaruar më pak orë pune se sa ata kryenin realisht emigrantët shqiptarë e rumunë.
Shqiptarët dhe rumunët punësoheshin kryesisht në ferma në territorin e rajoneve të Toskanës dhe Venetos, por dhe në Zvicër, madje hetuesit italianë kanë dokumentuar dhe raste të punësimit të tyre në firma ndërtimi.
Pronarët e tyre nuk i paguanin sigurimet shoqërore që dokumentohen të ketë arritur në një detyrim prej mbi 500 mijë euro.
Ky operacion ka nisur hetimet më nëntor të 2017 pas vdekjes së një punëtori rumun.
Operacioni çoi edhe në sekuestrimin e dy shoqërive bujqësore, llogarive të tyre banakare si dhe mjeteve dhe automjeteve të punës.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit













