E-Diaspora
Si mund të jetë diaspora një e mirë për Ballkanin
Një studim i «The European Council on Foreign Relations» nga Brukseli thekson se qeveritë e Ballkanit Perëndimor kanë dështuar në shfrytëzimin e potencialit të diasporës së tyre të madhe – plot gjashtë milion – në të gjithë botën.
Kjo diasporë zotëron rrjetet, aftësitë dhe asetet, për të cilat kanë nevojë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u zhvilluar dhe për të pasur prosperitet në një periudhë me një konkurrencë të ashpër ekonomike.
Eksperienca e Irlandës përcakton standardin: popullsia «Globale Irlandeze» e ditëve të sotme është një diasporë, e lidhur në një rrjet, e cila mbron interesat e irlandezëve në të gjithë botën dhe ka dhënë kontribute të rëndësishme në mrekullinë ekonomike të Irlandës. Bashkimi Europian duhet të ofrojë ndihmë, shkruan Gazeta Tema, përcjell Albinfo.ch.
Ai duhet të paraqesë programe për migrimin rrethor, në mënyrë që qytetarët e arsimuar të Ballkanit Perëndimor në shtetet anëtare të Bashkimit Europian të kthehen në vendet e tyre të origjinës të pajisur mirë, për të dhënë një kontribut edhe më të madh se ai që mund të kishin dhënë përpara se të largoheshin.
Pak rajone në Europë janë më shumë të prekura nga emigracioni sesa Ballkani Perëndimor. Megjithatë, pavarësisht se njerëzit janë larguar nga rajoni gjatë dekadave – shpesh për të mos u kthyer kurrë – emigracioni mbetet një problematikë për të cilën qeveritë e Ballkanit Perëndimor kanë qëndruar virtualisht në heshtje. Në rastet kur udhëheqësit politikë janë shprehur në lidhje me të, ata kanë bërë fare pak përveç thirrjes që emigracioni të ndalojë. Në tërësi, mbizotëron një gjendje plogështie.
Qeverive të Ballkanit Perëndimor nuk iu duhet vetëm ta marrin situatën nën kontroll dhe të përcaktojnë politika dhe masa të qarta – po ato duhet të ndryshojnë plotësisht qëndrimet ndaj emigracionit. Është e vërtetë se nivelet e lartë të emigracionit shkaktojnë probleme, ashtu siç është e vërtetë se zgjidhja për shumë prej këtyre problemeve gjendet brenda vet emigracionit, shkruan GazetaTema, përcjell Albinfo.
Në lidhje me këtë studim ka shkruar edhe Ministri për Diasporë, Pandeli Majko.
Sipas tij, Vendet e Ballkanit duhet të ndjekin modelin irlandez.
“BE studim krahasues për Diasporën. Vendet e Ballkanit duhet të ndjekin modelin irlandez, eksperienca e të cilit përcakton standardin: “Popullsia globale irlandeze e ditëve të sotme është një Diasporë e lidhur në një rrjet, e cila mbron interesat e irlandezëve në të gjithë botën”. Studimi u sugjeron vendeve të Ballkanit Perëndimor të shfrytëzojnë potencialin e Diasporës së tyre, pasi ajo zotëron rrjetet, aftësitë dhe asetet për të cilat kanë nevojë”, ka shkruar Majko.
E-Diaspora
-
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para Shoferi në telefon përplasi për vdekje kosovarin, dënimi ngjall polemika... -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën












